Rama: Ekonomia në pikiatë, do heqim taksën e korrupsionit

Në fjalën e mbajtur në këtë forum, kreu socialist, Edi Rama, tha se ekonomia po shkon drejt falimentimit dhe se borxhi publik është rritur tejet shumë.
“Sipërmarrësit po mbyten në borxhet që i kanë njeri-tjetrit, qeveria po e falimenton ekonominë me një model mbytës, e ka zgjedhur qoftë se është e verbër por qoftë se babëzitur. Sot ekonomia familjare qëndron nën peshën mbytëse të korrupsionit më të madh të shtetit shqiptar”, tha Rama.
Ai shtoi se shitja e pasurive kombëtare, duke përmendur këtu privatizimin e Albpetrolit dhe katër hidrocentralet që janë nxjerr në shitje, po thellojnë borxhin e shqiptarëve. “Kryeministri ka nxjerrë në shitje çdo pasuri të këtij kombi për të shtuar ditët e tij në karrige. Shteti privatizon për të ndarë barrën e administrimit me një privat, por ajo që po ndodh me këto 4 hidrocentrale do të thotë të privatizosh vetëm fitimin, nga ky lloj privatizimi shqiptarët humbasin 20 milion dollarë, thellohet borxhi i shqiptarëve. Asnjë shtet nuk ka nxjerrë në privatizim të drejtën e vetë në emër të qytetarëve që përfaqëson. Shuma që kjo e drejtë përbën në një vit është 50 milion dollarë, pra ata që marrin Albpetrolin në fund të vitit fitojnë 50 milion dollarë”, u shpreh Rama.
Sipas tij, shqiptarët sot kanë mundësinë që të zgjedhin midis rrënimit dhe rimëkëmbjes. “Ne ofrojmë një zgjedhje mes dy botësh, i takon shqiptarëve të zgjedhin nëse duan të jetojnë në botën ku familja të jetë pjesë e BE jo me letra po me standarde, apo të jetojnë në një botë fotografish të të afërmeve të tyre me të parët e botës, ndërsa në jetën e tyre të mos kenë me se të marrin fryme, e të mos arrijnë fundin e muajit. Ne kemi detyrimin të formësojmë një alternativë që nuk është shkuar në letër por që çlirohet nga gjithë ato shpirtra të ndrydhura sot. Ne duam të ndryshojmë jetën e njerëzve përmes një qeverie të partisë socialiste. Dëshpërimi nuk është aleat i ndryshimit, është detyra jonë t’i bëjmë njerëzit të shpresojnë”, vijoi.
Ai shtoi se papunësia në vend është 50%, duke nënvizuar se alternativa reale e PS-së është taksimi real, punësimi dhe liria ekonomike. “Ne do të heqim taksën e korrupsionit, referencat. Të gjithë do paguajnë në bazë të asaj që fitojnë. Programi ynë do kthehet nga një tekst i shkruar në një frymë të përbashkët ndryshimi. Ne kemi vizionin për një model të ri ekonomik. Nuk premtojmë parajsën, por të gjithëve do t’ju japim garancinë që do jemi të parët që bëjmë atë që themi dhe do të themi vetëm atë që mund të bëjmë”, tha ai. /Start/
2012-09-15 13:33