E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret familjarë të pinjollëve të pavarësisë

Berisha shprehu kënaqësinë që priste në këtë takim pasardhës të burrave të mëdhenj të kombit, të cilët me kontributin e tyre të rëndësishëm si udhëheqës të kryengritjeve shqiptare për liri, në Kosovë dhe treva të tjera, me përpjekjet e tyre heroike, lanë gjurmë të pashlyera në historinë  e kombit shqiptar, duke i paraprirë pavarësisë.

Në bisedën me miqtë, Kryeministri Berisha risolli në kujtesë, ngjarjet më të rëndësishme të shënuara në rrugën e shqiptarëve  për liri dhe pavarësi dhe u shpreh se festa e 100 vjetorit të pavarësisë, do të shndërrohet në festën e rivlerësimit dhe nderimit të madh për të gjithë ata, të cilët bërë të mundur këtë ditë.

Nga ana e tyre, pinjollët e familjeve të patriotëve shqiptarë falënderuan kryeministrin Berisha për mikpritjen, si dhe për vlerësimin dhe nderimin që kryeministri Berisha dhe qeveria shqiptare i kanë bërë kontributit historik të këtyre heronjve te kombit. Ata e ftuan kryeministrin Berisha ne Shkup, ku në muajin tetor do të vendoset shtatorja e heroit Hasan Prishtina, si dhe do të zhvillohen një seri aktivitetesh të tjera kulturore. /Start/
 

                                                                                             2012-09-15 13:51
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›