Eurovizion, Aurela Gaçe kalon me sukses provën e radhës

Në një prononcim për mediat, Gaçe tha se është ndier më mirë në këtë provë, pas asaj të parës pak ditë më parë dhe se është siguruar për performancën e saj pas shprehjes pozitive të kompozitorit Shpëtim Saraçi.
Këngëtarja nga Vlora interpretoi plot energji “Feel the passion” shoqëruar nga tre blackvokalistë shoqërues, Emiliano Dhima në bateri dhe Bledar Sejko në kitarë.
Në paraqitjen e Aurela Gaçes ne këtë edicion të 49-të të Festivalit Evropian nuk do të mungojnë as simboli i shqiponjës që do të shfaqet në formë grafike, ndërkohë që efekte do të jenë gjithashtu zjarri dhe tymi.
Më pas, Gaçe firmosi autografe dhe përshëndeti me këngë shqiptare, një prej të cilave ishte “Jetoj” e Adrian Hilës.
Aurela Gaçe do të prezantojë muzikën shqiptare mbrëmjen e 10 majit, kur do të ngjitet e treta në skenë. Viti 2011 është viti i tetë që Shqipëria merr pjesë në Eurovizion, pas konkurrimit të Juliana Pashës vitin e kaluar.
/Start/
2011-05-06 13:37