Denoncimi: PS, plan për bllokimin e zgjedhjeve
Perfaqesuesi i Levizjes Socialiste per Integrim, Ylli Manjani, deklaron se Partia Socialiste mund te bllokoje procesin e votimit ne disa njesi bashkiake ne Tirane. Ne mbledhjen e djeshme te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Manjani ju referua deklaratave te deputeteve te PS-se per perdorimin e listave paralele nga komisioneret e opozites. Sipas tij, njesia numer 6 ne kombinat dhe njesia numer tre, jane zonat ku Partia Socialiste mund te tentoje deri bllokim te procesit. Nga ana tjeter, Manjani ka theksuar se procedura qe do te ndjeke Partia Socialiste mund te sjelle dhe konflikt dhe provokim ndaj militanteve te Partise Demokratike, gje mund te demtoje seriozisht procesin ne keto njesi. "PS po merr masa qe diten e zgjedhjeve ne disa njesi, ne disa qendra votimi ne Tirane te bllokoje procesin e votimit. Nga te dhenat tona na rezulton se kjo gje mund te ndodhi ne njesine numer 3, ne njesine numer 6, ku jemi te bindur se PS-ja mund te inskenoje veprimin me lista paralele, deri edhe me provokime te militanteve", tha dje Manjani. Ai argumentoi gjate mbledhjes se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve se nje veprim i tille do te krijonte ilegjitimet ne qendrat e votimit. Ai shtoi se paraqitja e listave paralele eshte pjese e skenarit te PS-se . Manjani u shpreh se cdo dokument tjeter, vec atij te parashikuar nga Kodi Zgjedhor, eshte i jashteligjshem dhe sjelle pasoja per vet procesin. "Cdolloj perdorimi i listave te tjera, i dokumenteve te tjera zgjedhore, qe jane jashte kontekstit te miratimit te KQZ dhe KZAZ-ve perkatese, jane te paligjshme", u shpreh Manjani. Ai ka theksuar se kane qene vete perfaqesuesit e Partise Socialiste qe kane deklaruar, gjate diteve te fundit, se do te pengohen qytetaret te votojne duke bere verifikimet ne listat paraprake. Perfaqesuesi i LSI-se, ka deklaruar se vetmja baze ligjore ku duhet te fokusohen komisioneret eshte zbatimi i ligjit dhe konkretisht i nenit 100 te tij, qe flet per materialet e ligjshme qe pranohen ne ambientet e votimit. Manjani shtoi se procedura qe tentohet te ndiqet nga Partia Socialiste nuk ka si qellim ruajtjen e standardeve, por perkundrazi komplikimin e tij. "Menyra me e mire per te shmangur manipulimet eshte vetem respektimi i ligjit", ka thene Manjani duke theksuar se vendimi i KQZ-se i shton legjitimitetin gjithe procesit.
Skema e PS me listat paralele
Ideja e listave paralele te zgjedhesve, u pranua nga Partia Socialiste me ane te deputeteve te saj, si nje menyre per te shmangur manipulimet. Deputetet Saimir Tahiri dhe Paulin Sterkaj kane deklaruar se per te verifikuar votuesit, komisionaret e Partise Socialiste do te kete edhe listat paralele me emrat qe jane cilesuar si "problematike". Sipas deputeteve te selise roze ne keto lista jane shenuar emrat e atyre qe nuk kane qene me pare votues ne keto zone dhe per te cilet dyshohet se jane regjistruar nga drejtuesit e njesive vendore te mazhorances. Pak dite me pare, deputeti i PS-se, Saimir Tahiri deklaroi se keta qytetare nuk do te lejohen te votojne nga komisioneret e PS.