Presidentit Sejdiu i dorëzohet uniforma e FSK
PRISHTINE - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneralejtnant Sulejman Selimi i ka dorëzuar sot uniformën e kësaj force Dr. Fatmir Sejdiut, Presidenti i Republikës dhe Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
"Sikur edhe më parë, edhe sot, edhe nesër, si President i vendit do të kemi bashkëpunimin më të mirë të nevojshëm dhe të mundshëm për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në rritjen e saj si një forcë e standardeve më të mira, duke u mbështetur në rrugën që përcillet me instruktorët e NATO së, dhe që do të ketë përgjigjen më të mirë për sfidat që ka para vetes, si në ngritje të potencialeve por edhe në gjithë atë që është mision kushtetues i saj", theksoi Presidenti Sejdiu.
Kreu i shtetit gjithashtu falënderoi komadandantin e FSK dhe ekipin e tij për angazhimet e vazhdueshme në ngritjen e standardeve të FSK-së.
Nga ana e tij gjenerallejtënant Selimi tha se, në prag të festave të këtij fundviti, kishte ardhur që t'ia dorëzonte Presidentit Sejdiu uniformën e FSK së, si dhe t'ia dorëzojë raportin e punës për këtë vit. "Unë erdha që ta njoftoj Presidentin rreth detyrave të cilat i kemi bërë gjatë këtij viti, vështirësitë dhe procesin, i cili ka kaluar gjatë këtij viti dhe që viti i ardhshëm na pret me sfida tjera që Forca e Sigurisë ta kryejë misionin e vet, të jetë një forcë operacionale", tha Selimi duke i dorëzuar së bashku me uniformën dhe raportin e përmbledhur për këtë vit.
(d.b/BalkanWeb)