E Diel, 1 Nëntor 2026

“Demonstrata”, kontrolle më të rrepta ndaj lëndëve plasëse

Për këtë arsye, ministri i Mbrojtjes, Imami, ka zhvilluar një seancë dëgjimore në komisionin e Sigurisë Kombëtarë për të dhënë sqarime rreth ndryshimeve të projektligjit në fjalë. Ndryshimet synojnë një kontroll më të madh, verifikimin dhe ndjekjen e prodhimit, importimi dhe eksportit të këtyre lëndëve nga ana e ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes,  merr përsipër gjurmimin dhe identifikimin e lëndëve plasëse dhe njëkohësisht edhe të gjitha masat që subjektet me veprimtari tregtare në sektorin e lëndëve plasëse të pajisen me një sistem për mbledhjen e të dhënave, i cili të përfshijë identifikimin unik dhe poseduesin e tyre, gjatë të gjithë fazave të procesit, nga prodhimi apo importimi deri në përdorimin e fundit, gjatë gjithë jetëgjatësisë së lëndëve plasëse për përdorim civil. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-27 15:47
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›