E Diel, 1 Nëntor 2026

Diplomati amerikan vret dy pakistanezë

Policia theksoi për agjencinë e lajmeve AFP, se amerikani nxori pistoletën për vetëmbrojtje. Edhe ambasada amerikane në Pakistan konfirmoi se një amerikan ishte i përfshirë në vrasje.

“Burri na tregoi se nxori pistoletën për vetëmbrojtje”, theksoi kreu i policisë së Lahores, Aslam Tarin, teksa konfirmoi se po hetonin nëse personat e vrarë ishin grabitës apo jo.

Më shumë se 100 persona bllokuan rrugën pas incidentit duke protestuar kundër vrasjeve.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-01-27 15:42
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›