Kriza, OSBE dërgon Ignatavičius në Tiranë
TIRANE- Zëvendësministri lituan i Punëve të Jashtme, Evaldas Ignatavičius, i cili përfaqëson Kryetarin e Radhës së OSBE-së dhe Ministrin e Jashtëm lituan, Audronis Ažubalis, vjen sot në Tiranë për bisedime me udhëheqësit e qeverisë dhe të opozitës.
„Gjatë vizitës tri-ditore, Ignatavičius do të takohet me Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, si dhe me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qëllim për të zbutur tensionet dhe për të mbështetur dialogun për zgjidhjen e krizës së vazhduar politike në vend„- thuhet në njoftimin për shtyp të zyrës së OSBE-së në Tiranë, e cila informon për një konferencë për shtyp të zyrtarit lituanez sot pasdite.
Një ditë më parë nëpërmjet një deklarate për shtyp Zëvendësministri lituan i Punëve të Jashtme, Evaldas Ignatavičius, në emër të kryesisë së OSBE-së i bëri thirrje qeverisë dhe opozitës të rifillijonë dialogun politik, hetim të plotë ngjarjeve të 21 janarit dhe vënien para drejtësisë të autorëve të dhunës.
(s.g/BalkanWeb)