“Eagle Mobile” dhe “ALBtelecom”, dhurata për fituesit e “Gol”-it

Nëpërmjet Lojës Promocionale “Gol”, që u zhvillua ndërmjet datave 8 Qershor dhe 2 Korrik 2012, kompanitë u kanë ofruar mundësinë të gjithë abonentëve të operatorëve fiks dhe celularë të parashikojnë rezultatin e ndeshjeve të përzgjedhura nga “Eagle Mobile”.
Abonentët e operatorëve fiks apo celularë që morën pjesë në këtë lojë dhe që parashikuan rezultatin e saktë të ndeshjeve të zgjedhura gjatë gjithë kampionatit, janë përzgjedhur fitues me metodën rastësore.
Në ceremoninë e shpërndarjes së dhuratave për fituesit ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i “ALBtelecom” dhe “Eagle Mobile” z. Orhan Coskun (Orhan Xhoshkun), si dhe Drejtori i Grupit Të Marketingut dhe Shitjeve z. Orkunt Yozgat (Orkunt Jozgat).
z. Orhan Coskun në prononcimin duke shprehur kënaqësinë për ndarjen e këtyre dhuratave për abonentët, shtoi se fushata të tilla nuk do të ndalen këtu. “Dua t’ju jap një lajm të mirë që ka të bëjë me një fushatë të re të “Albtelecom”. Çdo përdorues i ri interneti do të përfitojë një “Check Up” (kontroll shëndetësor) falas nga kjo kompani. Me këtë duam të dëshmojmë se abonentët “Eagle” dhe “Albtelecom” janë gjithmonë abonentë të fituar”, është shprehur Coşkun.
Ndërsa z. Yozgat është shprehur se kjo fushatë është e një rëndësie të veçantë pasi këtë herë po dhurojmë në emër të të dy kompanive bashkë. “Tashmë familja jonë po bëhet familja më e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri. Tashmë kemi nisur të bëjmë fjalë për një operator që ofron edhe telefoni fikse, edhe celulare, edhe shërbime interneti mobil edhe fiks, edhe thirrje e shërbime të tjera mobile dhe fikse. Qëllimi ynë është që të gjithë shqiptarëve tu ofrojmë shërbim telekomunikacioni me cilësi maksimale duke i vlerësuar ata maksimalisht” ka konkluduar z. Orkunt Yozgat.
“Albtelecom” dhe “Eagle Mobile” vazhdimisht kanë qëndruar pranë abonentit duke i shpërblyer ata si me oferta e çmime, ashtu edhe me shërbime dhe dhurata të ndryshme.
2012-07-06 10:05