E Diel, 1 Nëntor 2026

“Epoka” organizon Konf. e Parë Ndërkombëtare të Arkitekturës

Duke falenderuar të pranishmit për pjesëmarrjen, në fjalën e tij Rektori theksoi se kjo Konferencë e Parë e Arkitekturës dhe Urbanistikës është në vetvete tregues i cilësisë së Universitetit Epoka. “Vetëm në 2011 Epoka është renditur si Universiteti më i mirë në Shqipëri nga agjensitë ndërkombëtare si “Ëebometrics” dhe “4ICU” si dhe është shpërblyer me çmimin ‘Harku Ndërkombëtar i Europës’”, u shpreh më tej Profesor Ozler. Pas tij e mori fjalën Asistent Profesor Sokol Dervishi, Shef i Departamentit të Arkitekturës në Universitetin Epoka.

“Në këtë konferencë, që nuk është vetëm më e madhja në Shqipëri, por edhe në Ballkan, kanë marrë pjesë 200 Akademikë, arkitektë dhe urbanistë nga 40 vende të botës”, theksoi ai. Sipas Profesor Dervishit temat të cilat do të trajtohen në Konferencë kanë lidhje me “Historinë e arkitekturës dhe ruajtjen e monumenteve historike”; “Teknologjitë dhe materialet “e gjelbra” të ndërtimit” etj.

Më pas fjalën e mori kryeministri, Sali Berisha. Kryeministri falenderoi organizatorët për temën shumë të rendësishme që konferenca trajton. “Në dekadën e fundit, dhe jo vetëm, jemi përballur më një problem serioz: në vend të urbanizimit kemi pasur betonizim”, - deklaroi Berisha, i cili më pas shtoi – “në këtë aspekt mendoj se Konferenca të tillë të organizuara nga universitete serioze, do të jenë me rendësi jetike në ndërtimin e Shqipërisë të së ardhmes”. 

Kryetari i Bashkisë së Kryeqytetit, z. Lulzim Basha, e nisi duke falenderuar organizatorët për përgjedhjen e Tiranës për të organizuar këtë konferencë. “Sfida që sjell kjo Konferencë, përkon me sfidat e Bashkisë së kryeqytetit”, deklaroi kryebashkiaku. “Në kemi nevojë për arkitektë e urbanistë që të hartojnë planet urbanistike të kryeqytetit dhe jam i sigurt që Universiteti Epoka do të luajë një rol serioz në këtë pjesë të procesit”, tha më tej Basha. Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, ishte gjithashtu prezent në sesionin e hapjes së Konferencës.

Ai e vlerësoi organizimin duke e cilësuar si “sipërmarrjen më serioze të viteve të fundit.” Universiteti Epoka është themeluar në vitin 2007 si vazhdimësi e suksesit të kolegjeve turke. Universiteti, me rreth 1100 studentë nga të cilët 200 studentë Master, ka nëntë programe studimi, përfshirë edhe atë të Arkitekturës. Universiteti Epoka nxit larminë kulturore pasi studentët vijnë nga shtatë vende të ndryshme të rajonit dhe 70% e anëtarëve të stafit akademik vijnë nga vende të tjera. Universiteti ka krijuar tashmë lidhje ndërkombëtare me universitete në SHBA, Angli, Itali, Poloni, Turqi, e Mal i Zi, duke u bërë lokomotivë e risive dhe zhvillimeve në arsimin e lartë shqiptar. /Start/

                                                                                             2012-04-20 09:11
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›