Ruci: Kushte per Presidentin e ri. Patozi: Nuk keni kellqe Rozeta Rapushi
Kuvendi nisi dje me debatet qe kishte lene hapur nga seanca e kaluar, votimin e anetarit me te ri te Keshillit te Larte te Drejtesise, Elvis Cefa. Qe ne fillim te seances, kryetari i grupit parlamentar Socialist, Gramoz Ruci, paralajmeroi se Partia Socialiste pa votim te fshehte nuk do te kete zgjedhje ne Kuvend, madje as te Presidentit te ri te Republikes. Por menjehere reaguan ashper kreu i grupit parlamentar Demokrat, Astrit Patozi dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, qe i thane Rucit dhe opozites, se nuk kane kellqe te rrezoje qeverine.
PARALAJMERIMI
Kreu i grupit Socialist, Gramoz Ruci, akuzoi ashper nga foltorja e Kuvendit, se vota e fshehte do te rikthehet ne Kuvend me cdo cmim, ne te kundert nuk do te kete as zgjedhje te Presidentit te ri te Republikes. "Vota e fshehte do te rikthehet ne kete Kuvend me cdo cmim. Pa te, nuk do te kete zgjedhje ne kete Kuvend, nuk do te kete as zgjedhje te Presidentit! Ky eshte kufiri ku do te ndaleni e ku do te na gjeni! Sot, ne Kuvend, nuk votohet me fshehtas, duke rrezuar njerin nder parimet me te rendesishme te demokracise dhe duke goditur rende institucionet e pavarura kushtetuese, thelbin e nje shteti demokratik e ligjor", - paralajmeroi Ruci. Ai akuzoi mazhorancen ne mbi 22 raste, akte ligjore apo procedurale, mazhoranca e ka goditur kushtetutshmerine e Kuvendit dhe ka bere cka dashur. "Te enjten qe shkoi, ne nuk erdhem ne kete salle t'u merrnim pushtetin! Jo! Pushtetin e vjedhur ne nuk e duam! Pushtetin e abuzivit ne nuk e duam! Te enjten qe shkoi, ne erdhem te testonim kapacitetin demokratik te ketij Kuvendi, te asaj qe ka mbetur! Te enjten qe shkoi, ne erdhem te permbushnim detyrimin tone kushtetues ne funksion te ndertimit profesional e pavaresimit kushtetues te nje prej institucioneve me te rendesishem te drejtesise, Keshillit te Larte te Drejtesise", - vijoi Ruci. Sipas tij, mazhoranca nje jave me pare, i mohoi votimin e fshehte deputeteve. Iu mohua cdo deputeti, te majteve po e po, por edhe cdo deputeti te djathte apo te paangazhuar ne grupe politike ne kete Kuvend.
SFIDA
Perballe akuzave dhe "kercenimeve" te opozites, mazhoranca i sfidoi deputetet socialiste, qe te kerkojne mocion mosbesimi ndaj qeverise. "Per te rrezuar nje qeveri, ne rast se socialistet vertet kishin ndermend qe me votimin e seances se shkuar te rrezonin qeverine, opozita ka nevoje per kellqe, te cilat nuk i ka. Nuk i ka, perderisa nuk ushtroi as te drejten e vet per te votuar dhe per ta testuar mbeshtetjen qe ka ne Parlament. Une e ftoj opoziten qe te provoje mocionin e mosbesimit, si e vetmja menyre qe nje qeveri legjitime te rrezohet ne Parlament", - u kunderpergjigj kreu u grupit parlamentar Demokrat, Astrit Patozi. Te njejtin apel beri edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila tha se sa here qe humb, opozita kercenon me bllokime, kur Ruci paralajmeroi se nuk do te lejoje votimin e zgjedhjes se Presidentit te ri. "Ju u treguat i sinqerte dhe thate ne kete salle se, nuk ju lejojme qe te zgjidhni Presidentin e Republikes. Kjo eshte strategjia juaj. Kur humbni nuk pranoni voten. Kur shihni se nuk keni vota, vidhni fletet e votimit, edhe ketu ne salle, z. Ruci, sic i moret heren tjeter. E dini ju perse nuk zgjidhni Presidentin. Sepse mazhoranca do te zgjedhe Presidentin dhe sot thoni se ne ne kete salle nuk do t'ju lejojme qe te zgjedhim Presidentin", - reagoi Topalli. Ajo shtoi se PS gabon dhe keshtu do te humbe perseri, si ne 2009-n, si ne 2011-n, si ne zgjedhjet e Bashkise, si ne rang Republike. Ne rast se keni kellqe kerkoni mocion mosbesimi per qeverine, bejeni qe neser! Une besoj se lojerat me kuorumin qe ju beni cdo te enjte jane qesharake, duke numeruar se mos dikush nga ne eshte semure apo se mos dikush nga ne ka sherbim jashte shtetit. Edhe nje here, ose kerkoni votebesim, ose heshtni! Dy alternativa keni. Ishte shume e shemtuar shfaqja e nje pjese te grupit parlamentar, por edhe e kryetarit te grupit, i cili u perpoq jo vetem te pengoje me force Kryeministrin per te votuar normalisht, por rrembeu fletet e votimit, ne menyre qe procedura te nderpritej", - vijoi Topalli.
Zgjedhja e Cefes nje jave me pare
Mazhoranca rikonfirmoi shumicen ne Kuvend, te enjten e kaluar duke miratuar si anetar te Keshillit te Larte te Drejtesise kandidaturen e saj Elvis Cefa me 71 vota, pa votat e 3 deputeteve te Levizjes Socialiste per Integrim. Me deputetet socialiste ne kembe duke protestuar para foltores se Kuvendit, bertitjet dhe replikat mes paleve me votim te fshehte elektronik, Kuvendi zgjodhi ne kulmin e debateve, anetarin qe do te zevendesoje Kreshnik Spahiun ne KLD.
Perplasjet e ashpra ne Kuvend mes Rucit, Topallit dhe Patozit
Gramoz Ruci: Vota e fshehte do te rikthehet ne kete Kuvend me cdo cmim. Pa te, nuk do te kete zgjedhje ne kete Kuvend, nuk do te kete as zgjedhje te Presidentit! Ky eshte kufiri ku do te ndaleni e ku do te na gjeni! Sot, ne Kuvend, nuk votohet me fshehtas, duke rrezuar njerin prej parimeve me te rendesishme te demokracise dhe duke goditur rende institucionet e pavarura dhe kushtetuese, thelbin e nje shteti demokratik e ligjor.
Astrit Patozi: Per te rrezuar nje qeveri, ne rast se ata vertet kishin ndermend qe me votimin ne seance plenare ka nevoje per kellqe, qe opozita nuk i ka. Nuk i ka perderisa nuk ushtroi as te drejten e vet per te votuar. Ne lidhje me ate qe ndodhi ne seancen e shkuar, ne c'aktivizuam perpjekjen tuaj te dhunshme per te bllokuar nje procedure normale dhe rutine te Kuvendit.
Jozefina Topalli: Per sa kohe qe zoti Ruci kerkon qe te spekuloje duke vene ne dyshim voten e deputeteve te nderuar ketu ne Parlament, i bej nje propozim: Zoti Ruci mos qani sic e keni zakon! Ose me mire, mos qani sic qan kryetari juaj duke thene se e rreh Jozefina, apo ju rreth ju Jozefina. Bejuni burra! Beni mocion mosbesimi dhe sillni dhe zotin Rama si kandidat per kryeminister. Dhe do ta shihni jo njehere, jo dy here, por shume here, kjo mazhorance, keta deputete te ardhur ne kete salle me voten e lire te shqiptareve, po te doni me kuti, me flete votimi, po te doni me finger print, po te doni me elektronike sa here te provoni, do te shihni veten te humbur, te deshtuar, te turperuar ne zgjedhjen tuaj.