Kesti i dyte, per demshperblimin e 11.500 te perndjekurve Rozeta Rapushi
Te gjithe ish te denuarit politike qe jane mbi 65 vjec dhe qe jetojne duhet te depozitojne nje certifikate lindjeje personale prane Ministrise se Financave per te perfituar kestin e dyte te demshperblimit sipas perparesise. Ministria e Financave, informoi dje, se te gjithe keta persona duhet te paraqiten sa me pare ne sektorin e pagesave dhe demshperblimeve. "Te gjithe ish te denuarit politike me moshe mbi 65 vjec dhe qe jetojne, te cilet ne zbatim te vendimit te Keshillit te Ministrave 14.04.2011 "Per miratimin e afateve dhe skemes se shperndarjes se fondeve te demshperblimit per ish te denuarit politike te regjimit komunist", perfitojne kestin e dyte me radhe perparesie, te dorezojne prane sektorit te pagesave dhe demshperblimeve, nje certifikate lindjeje (personale) te leshuar pas dates 26 mars 2012", - behet e ditur ne njoftimin e ketij institucioni. Per me teper te dhena apo per te sqaruar cdo paqartesi, per te gjithe te interesuarit behet publike edhe numri i telefonit, 04 2366160 apo kontaktet e celularit 0682284556, 0682583601. Sipas shifrave te bera publike kohe me pare nga Ministria e Drejtesise, behet fjale per rreth 11500 te perndjekur mbi 65 vjec qe jetojne qe do te perfitojne kestin e dyte te demshperblimit. Ministri, Eduard Halimi, pohoi se per kestin e pare nuk ka me kerkesa per te bere dhe se shperndarja e kestit te dyte fillon me 26 mars per 11500 te perndjekurit qe kane marre kestin e pare. Ai sqaroi se te paret qe do te marrin do te jene te gjithe personat te mbetur gjalle mbi 65 vjec, sipas radhes kronologjike qe kane marre kestin e pare. Pasi te mbarojne keta qe jane mbi 65 vjec do te vazhdohet me pjesen tjeter, sipas radhes kronologjike qe kane marre kestin e pare. Ai shtoi se procedurat per shperndarjen e kestit te dyte nuk do te kene burokraci dhe Ministria e Drejtesise mbetet e angazhuar per te perfunduar shqyrtimin per 30 dite. Ne zyrat e Ministrise se Drejtesise, aktualisht, jane paraqitur rreth 21 mije kerkesa. Kater mije kerkesa per telat me gjemba dhe internimet, 11500 kerkesa jane miratuara dhe kane marre kestin e pare. Shqyrtimi i kerkesave, procedurave te percaktuara, do te perfundoje brenda 30 diteve, nderkohe qe perfitime do te kene edhe te gjithe ata persona, pjese e kesaj kategorie, qe jane shtruar ne spital psikiatrik per arsye politike. Keta persona, numri i te cileve perllogaritet rreth 200, do te perfitoje nje shume prej 2 mije lekesh per cdo dite qendrimi.
Demshperblimi, debatet per moshen e perfituesve
Ne diskutimet e fundit per demshperblimin e te perndjekurit politike, u percaktua qe do te perfitojne demshperblim brenda nje viti. Komisioni i Ligjeve vendosi qe te ndryshoje propozimin e bere nga qeveria per moshen e te perndjekurve qe do te perfitojne te paret, duke e ulur me dhjete vjet, nga 85 vjec ne 75 per meshkujt dhe 70 per femrat. Ky propozim shkaktoi jo pak debate ne Komisionin e Ligjeve, pasi kundershtime pati nga zevendesministrja e Drejtesise. Nderkohe qe propozimi u perkrah nga opozita, e cila prej kohesh ka kerkuar ulje te moshes se vendosur si tavan se cilet do te jene te perndjekurit politike qe do te perfitojne te paret.