E Diel, 1 Nëntor 2026

Prostituta kolumbiane që “dogji” shërbimet sekrete amerikane

Fotot ekskluzive të prostitutës kolumbiane 24 vjecare, Dania Suarez, e cila luajti në skandalin e seksit me zyrtarët e zbulimit të SHBA, dalin në dritë nga New York Daily News.

Nëna e re, e divorcuar prej 9 vjetësh, mund të jetë personi që për 47 dollarë, shënoi fillimin e fundit të sezonit Obama në Shtëpinë e Bardhë.

Këto pak dollarë duket se refuzoi t’ia paguajë një nga anëtarët e e Shërbimit Sekret të presidentit amerikan, njërës prej vajzave të bordellos së famshme në Kartagjenë, Kolumbi.

Anëtarët e shërbimit sekret sipas raporteve filluan të mburren se "ne punojmë për Obamën", "jemi këtu për të mbrojtur." Por kur ata panë faturën dhe kanë refuzuar të paguajnë, një zhurmë e madhe ka filluar.

Ishte mëngjes herët kur një agjent pati një grindje të ashpër me Danian. Stafi i hotelit hyri në mes për t'i ndarë, ndërsa ajo kërkoi ndërhyrjen e policisë.

Tani është quajtur skandali më i madh në historinë e Shërbimit Sekret amerikan. 

(a.jole/Balkanweb) Lidhje te tjera FOTO: Foto të prostitutës kolumbiane

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›