E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, goditet banda e grabitësve

Në pranga përfunduan Alberto Xhanaj, 18-vjeç, Julken Medha, 20-vjeç, Ilir Kola (Lala), 43-vjeç, që të tre banues në lagjen “Besëlidhja” Lezhë, Indrit Ndreca, 23-vjeç dhe Gentjan Pjetri, 25-vjeç, banues në Manati, komuna Kolsh, Lezhë, si dhe Jetlir Qokaj, 19-vjeç, banues në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës.

Policia i arrestoi këta shtetas pas dokumentimit të plotë të disa vjedhjeve të banesave, lokaleve, të një punishte zdrukthëtarie etj. Ndërkohë, është duke u punuar për dokumentimin e disa ngjarjeve të tjera kriminale për të cilat ka të dhëna se autorë të mundshëm janë pjesëtarë të këtij grupi kriminal, kryesisht vjedhje banesash e lokalesh tregtie.

Policia, në cilësinë e proves materiale ka gjetur e sekuestruar katër televizore plazma, pajisje pune si, fresibla, matrapike etj. Materialet i kane kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, “Moskallzim i krimit”,  “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. /Start/

                                                                                             2012-04-20 09:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›