E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja 10 shprehjet që nuk duhet t’ja thoni një të sëmuri me kancer

LONDËR- Dikush ju thotë se ka një tumor, dhe se ka filluar terapinë. Përvec dhimbjeve dhe vuajtjeve rraskapitëse të shkaktuara prej sëmundjes ai duhet të durojë edhe komentet e familjarëve dhe miqve, të cilët shpeshherë thonë fjalët e gabuara edhe pse pa e kuptuar.

Deborah Orr, një gazetare e The Guardian gjatë luftës së tij me kancerin ka mbajtur shënim të gjitha rastet kur të afërmit e kanë prekur, madje edhe kur kanë ardhur apo jo ta vizitojnë. Pas kësaj ai ka nxjerrë 10 rregulla të cilat duhet të ndjekin të afërmit e personit me kancer. 10 gjëra që kurrë nuk i duhen thënë atij.

1- Se ke idenë sa keq më vjen për ty.
Kjo fjali të bën të kuptosh që t’i je kthyer në një objekt keqardhjeje dhe nuk është mirë kur e dëgjon këtë

2- Nëse ka një njeri që mund ta luftojë këtë sëmundje ai je ti.
Kjo shprehje nënkupton se vetëm njerëzit e fortë mund t’ja dalin. Nuk është shumë inkurajuese, sidomos në ato momente kur ndjehesh i dobët dhe i demoralizuar e aspak i fortë, sqaron Orr.

3- Më dukesh me të vërtetë mirë.
Është e pamundur të mos dallosh lodhjen dhe rraskapitjen e një personi me kancer. Kjo shprehje duket shumë hipokrite dhe më mirë mos ta thuash.

4- Ke një pamje me të vërtetë të keqe.
Edhe sinqeriteti i tepruar bën keq. Një i sëmurë sipas Orr, nuk ka nevojë t’ja konfirmosh këtë gjë.

5- Më trego rezultatet e terapisë.
Gazetarja sqaron se asnjë person i sëmurë me kancer nuk do të tregojë ecurinë e terapisë, sidomos në rastet kur është sforcuar shumë e nga ana tjetër nuk ka marrë rezultatin e pritur. 

6- Jam në dispozicionin tënd, për çdo gjë që mund të të duhem.
Do të ishte më mirë sikur ndihma të vijë pak nga pak, që edhe i sëmuri të mos e ndjejë vetën të padobishëm. Di ishte mirë të përdornit shprehjen, “Si thua të shkoj t’i marr unë sot fëmijët e tu nga shkolla?”. Pra mos jepni ndihmë të përgjithshme, por kërkoni të bëni gjër specifike për të.

7- Shqetësimet e tua janë të pabaza.
Sipas gazetares nuk është fraza tipike që përdoret në rastet kur i sëmuri ankohet. Nëse formulohet më ëmbël kjo frazë do të ishte edhe më produktive.

8- Cfarë ndjen nga kimioterapia.
Nuk duhet të nxisni imagjinatën e tyre, t’i lidhni me këto pyetje sqaruese, pasi edhe mund t’ju përgjigjen, provoje vete!

9. Mezi po pres të të shoh.
Kur thua këtë shprehje në telefon përgjithësisht nuk merr parasysh angazhimet e të sëmurit, kohën që i duhet të rrijë në spital, ndërsa ndodh që edhe nuk e gjen kohën për të takuar. 

10- Unë jam tmerrësisht e mërzitur për gjendjen tënde.
Orr thotë se është më mirë të kafshosh gjuhën se sa të nxjerrësh këtë shprehje. I sëmuri me kancer ka nevojë për ide pozitive, do të ndjehet i dashur. Është më mirë t’i cosh lule dhe t shprehësh mërzitjen tënde me lot.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›