“Fentanyl” drejt Greqisë, Policia: E pabazuar

“Duke e cilësuar këtë shkrim të pavërtetë, sqarojmë opinionin publik se në asnjë prej komunikimeve zyrtare të Policisë së Shtetit me autoritetet e zbatimit të ligjit të vendeve të tjera, përfshirë dhe Greqinë, po ashtu dhe Interpol, nuk ka asnjë informacion që të kenë kapur “Fentanyl” me origjinë nga Shqipëria”, theksoi Policia e Shtetit.
Më tej thuhet se “Fentanyl” është një medikament mjekësor, që jepet vetëm në kushte shumë të veçanta, sipas përcaktimeve të bëra në ligjin nr.7975, datë 26.07.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”. Tabelat e lëndëve të përcaktuara në këtë ligj janë përpiluar sipas Konventës Unike për Barnat Narkotikë të vitit 1961 dhe Konventës për Lëndët Psikotrope të vitit 1971 dhe “Fentanyl” është një medikament që njihet prej vitit 1961. /Start/
2011-11-21 16:56