E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet gardiani, fuste drogë në qeli

Nga aksioni i policisë u arrestua shtetasi Arben Voci, 41-vjeç, ndaj të cilit kishin nisur hetimet disa muaj më parë.

Hetimet nisën kur në një nga dhomat e paraburgimit u gjet një sasi droge e fortë, ndërsa organet e hetimit nisën punën për të zbuluar se kush e sillte lëndën narkotike deri atje. Gjykata e Durrësit lëshoi një ditë më parë urdhër-arrestin për policin, pasi akuzohet për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Hetimet nisën më 27 qershor të këtij viti, ku në atë kohë u gjet në qeli një sasi 9,4 gram kokainë dhe 2,6 gram kanabis sativa. /Start/

                                                                                             2011-11-22 08:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›