E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti për vitin 2012 gati në tetor

Ministria e Financave ka hartuar draftin me ekspertë të financave publike.

Pas kësaj, ky draft do të shkojë në Këshillin e Ministrave për miratim, e pas kësaj në fund të vjeshtorit do të miratohet nga Parlamenti. Sipas ekspertëve të Drejtorisë së Planifikimit të Buxhetit të Shtetit, ky buxhet do të ketë një vlerë rreth 400-420 miliardë lekë. Aktualisht dikasteri i financave është duke zhvilluar takime me ministritë e linjës për të përcaktuar tavanet e buxhetit për projektet e paraqitura, të cilat do të realizohen gjatë vitit të ardhshëm. 

Ruajtja e borxhit nën 60 % si dhe e deficitit buxhetor 3.5 % janë dy ndër elementët thelbësorë të buxhetit të shtetit për vitin që vjen. Një tjetër sugjerim që vjen nga ekspertët në lidhje me buxhetin e vitit të ardhshëm, është fakti se ai duhet të ngrihet mbi një skenar realist dhe konservator, duke konsideruar grumbullim modest të taksave në buxhet gjatë këtij vitit dhe krizën e borxheve që ka përfshirë vendet e huaja. /Start/

                                                                                             2011-09-30 15:45
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›