E Diel, 1 Nëntor 2026

“Fryrja e nacionalizmit maqedonas jo kontribues për paqen”

 Gjatë bisedës, Berisha theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që ka implementimi i plotë i kërkesave të marrëveshjes së Ohrit, si kusht themelor për stabilitetin, bashkëjetesën dhe bashkëpunimin midis komuniteteve në Maqedoni dhe për ta zhvilluar këtë vend si një shoqëri multietnike.

Duke u ndalur në ngjarjet e fundit atje, në takim u ripohua qëndrimi në mbështetje të plotë të të gjitha përpjekjeve për zbardhjen e këtij krimi të shëmtuar dhe vendosjen e autorit apo autorëve të tij para drejtësisë.

Gjithashtu, u nënvizuar se çdo lloj përpjekjeje dhe spekulimi, duke i veshur këtij krimi të shëmtuar shkaqe etnike apo të tjera, nuk i shërben aspak paqes e stabilitetit dhe një shoqërie të vërtetë multietnike, e cila ka si objektiv madhor integrimet euroatlantike.

“Në këtë kontekst, çdo lloj fryrje e fibrës nacionaliste maqedonase nuk kontribuon në asnjë zgjidhje të situatës dhe ecjen përpara me këto objektiva madhore”, ka theksuar Berisha, duke vlerësuar rolin konstruktiv të forcave politike shqiptare në Maqedoni, në shërbim të qetësimit të situatës dhe promovimit të bashkëpunimit mes komuniteteve. /Start/

                                                                                             2012-05-18 17:11
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›