E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti nga mazhoranca? Topi: Do paragjykohej

Presidenti Topi në një intervistë për Zërin e Amerikës nga Nju Jorku tha se të gjithë faktorët në Shqipëri duhet të kontribuojnë në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe se një tregues në seriozitetin e raformave do të ishte heqja e imunitetit për politikanë, prokurorë dhe gjykatës.

"Përpara se ta thonë ndërkombëtarët e thotë Kushtetuta e Shqipërisë. Ne në një farë mënyrë po kujdesemi gjithnjë e më shumë që të jemi në rregull me ndjesinë e ndërkombëtarëve se sa me atë që duhet të kemi ne konkretisht, qoftë si shoqëri, qoftë si institucione. Unë do t’a konsideroja jo fort elegante që të merresha me identikitin e pasardhësit që do të jetë në zyrën e presidentit te Republikës, por duke njohur tashmë problematikën e atij institucioni, por edhe lidhjet kushtetuese që ky institucion ka me institucionet e tjera, pra duke e parë në një farë mënyre situatën në pamje “3 dimensionale”, si qytetar, si ish parlamentar, por edhe si president, unë do t’a konsideroja procesin e zgjedhjes së Presidentit jo vetëm nga pikpamja kushtetuese, por edhe nga fryma e zgjedhjes; dhe këtu jam dakord me mjaft zëra që jo vetëm duhet të jetë një process  serioz e i kujdesshëm,  por nga ana tjetër duhet të gjejë një konsensus sa më të gjerë. Marrja në mënyrë shumë të thjeshtë e këtij problemi, duke e konsideruar presidentin, qoftë edhe nga rradhët e një vendimarrje të thjeshtë mazhoritare, më së paku do të paragjykohej për ecurinë e këtij institucioni dhe për vendimarrje të rëndësishme që presin Shqipërinë në kuadrin e reformave të ndryshme, në kuadrin e një klime të ekuilibruar në politikën shqiptare, por sidomos përsa i përket rëndësisë së institucioneve të pavarura, që ato ta ruajnë pavarësinë e tyre, ta zhvillojnë këtë pavarësi, të rrisin integritetin e tyre qoftë moral apo profesional dhe tek e fundit do të kemi një Shqipëri akoma më të mirë", ka thënë ai.

Lidhur me mungesën e gjatë të dialogut midis partive politike, Presidenti u shopreh se kjo dëshmon që Shqipëria nuk e ka përmbyllur periudhën e tranzicionit të saj.

"Kur ka vullnet politik, ju keni parë që gjërat realizohen në mënyrë të rrufeshme, ndërsa kur nuk ka vullnet politik, mund të përdoren me dhjetra argumente pse duhen bërë dhe ato nuk bëhen. Fakti që është diskutuar për mëse dy vjet për nevojën, domosdoshmërinë e miratimit të Gjykatës Administrative dhe ajo u realizua vetëm brenda një dite, kur u shfaq vullneti politik, tregon që vullneti politik dhe vendimarrja politike parlamentare është prioritare sepse aty është vullneti i sovranit. Unë mendoj që kjo ka të bëjë me kulturën e partive politike dhe predispozicionin e tyre për të mos parë momentin, por për të parë përtej këtij momenti, që do të thotë perspektivë e integrimit të Shqipërisë", tha ai.

I pyetyr për ccështjen e drejtësisë, Topi shprehet se ajo duhet të reformohet dhe për këtë qëllim duhet të bashkohen të gjithë zërat politikë.

Duke folur për rastin e emërimit të nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Dtrejtësisë, Topi tha se në mbledhjet e ardhshme të KLD-së do të shqyrtojë edhe këtë ccështje, duke nënvizuar se titullarët e institucioneve duhet të zëvendësohen sipas Kushtetutës dhe nuk duhet të pritet për ardhjen e Presidentit të ri. Për sa i përket zëvendësimit të një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i cili dha dorëheqjen javë me parë, Topi tha se një emër është dërguar në Parlament dhë i përket këtij institucioni emërimi. /Start/

                                                                                             2012-05-18 18:47
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›