Berisha: Të gjitha kompetencat pushteti vendor

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu, etj.
Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri (PLGP) punon, si në nivelin qendror të politikave, ashtu edhe në nivelin vendor, për të bërë të mundur pranimin e parimeve të qeverisjes së decentralizuar dhe për të përhapur dhe institucionalizuar metodat dhe teknikat praktike dhe efektive për drejtuesit e bashkive.
Projekti do të punojë në katër fusha kryesore: Mbështetje për qeverinë shqiptare për të zbatuar politika efektive dhe legjislacionin e decentralizimit,duke nxitur dialogun gjithëpërfshirës, si dhe duke ndihmuar në arritjen e një mirëkuptimi dypalësh për çështje të rëndësisë strategjike për njësitë e pushtetit vendor; Përmirësimi i qeverisjes vendore, duke ofruar asistencë teknike dhe trajnim në vendin e punës për personelin e rreth 15 bashkive të përzgjedhura për një sërë çështjesh;
Përmirësimi i Menaxhimit të Shërbimeve Vendore, duke asistuar qeverinë shqiptare dhe njësitë e qeverisjes vendore që të bëjnë të mundur që ligjet, politikat, procedurat dhe shërbimet, si uji i pijshëm, ujërat e zeza, menaxhimi i mbetjeve të ngurta, të jenë në përputhje me standardet e BE-së, veçanërisht standardet mjedisore; Asistencë për qeverinë shqiptare dhe pushtetin vendor për planifikimin dhe administrimin e rritjes urbane dhe rajonale. Projekti i inaguruar sot prej USAID-it për planifikimin e qeverisjes vendore në Shqipëri pritet të zgjasë pesë vjet dhe ka një vlerë 9.23 milion dollarë.
“Qeveria është e gatshme të ndajë me ju pronat fiskale mbi bazë ligjesh transparente, por vendorët duhet të angazhohen të mbledhin taksën e biznesit të vogël dhe taksën e pasurisë që është një taksë kryesore për ju. Ne jemi gati t'ju japim çdo kompetencë që ju dëshironi dhe ju të merrni përsipër një menaxhim eficent të burimeve tuaja. Por, nëse mendoni se do të ecim si në socializëm pa paguar, ecim mbrapa", tha Berisha.
Sipas tij, decentralizimi fiskal nuk ka ecur me shpejtësinë e duhur për motive politike, pasi një marrëveshje që u arrit me shoqatat nuk u votua në Kuvend për qëllime të njohura, por kjo i takon së shkuarës. Ai theksoi se qeveria do të ndajë një seri taksash me vendorët dhe u ka bërë thirrje atyre të ushtrojnë kompetencat. Duke ritheksuar angazhimin për mbështetje dhe bashkëpunim, Berisha deklaroi se nuk ka, e nuk do të ketë asnjë diskriminim për shpërndarje fondesh mbi baza partiake.
Nga ana e tij, ambasadori Arvizu, u shpreh se kishte besim se “qeverisja vendore në Shqipëri do mund t’i tejkalojë sfidat që ka përpara dhe për këtë ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkurara të Amerikës". Teksa nisim këtë projekt, tha Arvizu, “u bëj thirrje të gjithë aktorëve të interesuar të bashkëpunojnë, pasi ky projekt do ti shërbej komunitetit, qeverisë vendore, qeverisë lokale, bizneseve etj, për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë së vendit, si dhe do të ndikojë në forcimin akoma më shumë të decentralizimit të pushtetit.”
Sipas tij, “të ecurit përpara kërkon që qeveritë të përmbushin detyrimet, kërkon dialog të hapur mes qeverisjes vendore dhe asaj qendrore, besim, kërkon që transferimi i burimeve të jetë i drejtë dhe transparent. "Kjo kërkon që rritja urbane të jetë më e mirëmenaxhuar, kërkon që qytetarët t’u kërkojnë llogarive të përzgjedhurve të tyre qendror e vendor. Zhvillimi do të thotë t’u plotësosh nevojat komunitetit tënd” nënvizoi Arvizu në fund të fjalës së tij. /Start/
2012-05-18 16:38