Devijon trafiku nga qendra e Tiranës, vështirësohet qarkullimi

Bashkia kërkoi devijimin e trafikut për shkak të punimeve për ndërtimin e sheshit qendror të Tiranës, e cila ka hyrë në një fazë më të avancuar.
Gjatë mëngjesit të sotëm, qarkulli i automjeteve haste vështirësi përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombi”, në rrugën e Elbasanit, segmentin nga Ministria e Jashtme përgjatë Bulevardit 'Zhan D’Ark'. Nga punimet në shesh, është mbyllur gjysma e Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", në drejtim ngjitës, si dhe është bllokuar djathtas segmenti i rrugës "Luigj Gurakuqi", nga sahati te sheshi “Avni Rustemi”.
Sipas skemës së Bashkisë, do të lejohet qarkullimi me kapacitet të plotë në rrugën "Abdi Toptani". Gjithashtu do të jetë e kalueshme për automjetet Rruga e Dibrës, ndërkohë që përsa i përket Bulevardit "Zogu i Parë", ai do të jetë njëlloj funksional. Makinat e shumta që vinin nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, tani do të kthehet në bulevardet “Zhan d’Ark” dhe “Bajram Curri”. /Start/
2011-01-17 11:22
[