E Diel, 1 Nëntor 2026

2009-a, aksidentet si bilanc lufte

Shifrat

Gjatë vitit 2009, mbi 300 persona humbën jetën vetëm si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Të dhënat zyrtare të policisë gjatë vitit të kaluar bëjnë të ditur se kanë ndodhur gjithsej 1465 aksidente. Numri më i madh i të aksidentuarve dhe viktimave i përket moshës 24 deri në 35 vjeç dhe mbi 80% e tyre ishin meshkuj. Numri i aksidenteve të trafikut në Shqipëri është 3.5% më i lartë se në vendet e tjera të Europës Qendrore dhe Lindore. Specialistët thonë se 20% e aksidenteve kanë ndodhur si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara. 60 aksidente u shkaktuan nga drejtues automjetesh që kishin konsumuar alkool, çka solli vdekjen e 18 personave.Por, veç drejtuesve të automjeteve, edhe këmbësorët janë burim aksidentesh. Gjatë vitit të shkuar u regjistruan 200 aksidente, të cilat ndodhën si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit nga këmbësorët. Akset Lushnjë–Fier, Fushë-Krujë -Lezhë dhe Tiranë - Durrës, janë ende shqetësim për autoritetet e qarkullimit, ndërsa Tirana vazhdon të jetë në krye të listës për sa u përket aksidenteve rrugore.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›