E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci”, sot folën avokatët!

Avokati i Sokol Ngjeçit kërkoi pafajësi për klientin e tij. Nik Progni, avokati i ish- punonjësit të ministrisë së Mbrojtjes, Sokol Ngjeçi, lexoi konkluzionet e mbrojtjes, pas pretencës së prokurorisë, që kërkoi dënimin e klientit të tij me 23 vjet burg.

Duke folur në seancë, avokati Progni kërkoi pafajësi për klientin e tij. Seancat e ardhshme do të vijojnë me dëgjimin e avokatëve mbrojtës të të pandehurve në këtë proces.

Në pretencën e saj për 29 të pandehurit e çështjes Gërdeci prokuroria ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për 3 prej tyre, ndërkohë që për të pandehurit e tjerë ka kërkuar kryesisht dënime që varjojnë nga 2 deri në 8 vjet burgim. Pasi të dëgjojë palën mbrojtëse, Gjykata e Tiranës do të japë verdiktin për çështjen. /Start/

                                                                                             2011-11-16 16:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›