“Gjoleka, djali i Abazit”, shkon në Itali
Filmi, një realizim që prezanton një pjesë të realitetit shqiptar, do të shfaqet nën praninë e autorit, regjisorit dhe aktores së filmit, Roza Anagnosti, në kuadër të veprimtarisë “Një ditë në kinema”, organizuar nga Shoqata e Muzeut Kombëtar të Kinemasë.
“Gjoleka, djali i Abazit” do të prezantohet si pjesë e fokusit mbi kinemanë shqiptare brenda edicionit të XI të “Piemonte Movie gLocal Film Festival” që do të zhvillohet në Torino nga data 3 deri në 10 mars 2011. Ky festival, në bashkëpunim me shoqatën “Vatra” dhe Qendrën e Kulturës Shqiptare do t’ia kushtojë vendin e nderit kinematografisë shqiptare.
Shqipëria do të jetë në fokusin e seksionit “Tokat e Kinemasë”, që synon të vendosë kontakte dhe të vlerësojë siç duhet atë pjesë të kinemasë evropiane që nuk njihet dhe nuk shpërndahet siç duhet në Itali.
2010-12-15 14:37
[