E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, mbi 3700 persona të evakuuar kthehen në banesa

Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Maxhid Cungu, njëkohësisht kryetar i Shtabit të Emergjencave, tha se situata po përmirësohet dita ditës, por ka theksuar se emergjenca ende nuk është tejkaluar.

Sipas tij, më problematike mbetet situata në komunën e Velipojës, në të cilën mund të shkohet vetëm me mjete ajrore. 

Prefekti theksoi se po ndërmerren operacione për rivënien në punë të kabinave elektrike, ndërsa në komunën Dajç po vazhdon puna për të riparuar një pjesë të argjinaturës së dëmtuar, gjë që do të lirojë disa zona të mbuluar nga uji në fshatin Samrisht.

Sipas Cungut, njëkohësisht vazhdon edhe operacioni për furnizimin me ushqime në komunat Dajç, Velipojë, Ana e Malit, sipas planit të përcaktuar një ditë më parë, transporti i të cilave bëhet me mjete të ushtrisë në rrugë tokësore aty ku është e mundur dhe në rrugë ajrore në komunën e Velipojës.

                                                                                             2010-12-15 15:42
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›