E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Golden Globe”, triumfon “The Social Network”

Në edicionin e 68-të të çmimeve “Golden Globe”, që jepen disa javë para çmimeve “Oscar”, filmi i regjisorit Dejvid Fisher fitoi 4 nga 6 nominimet, duke lënë pas filmin “The King’s Speech”. Ky i fundit u nderua vetëm me çmimin e aktorit më të mirë, që iu dha Kolin Firth.

Përveçse filmi më i mirë, “The Social Network” fitoi edhe çmimet për regjinë më të mirë, skenarin (Aron Sorkin) dhe muzikën më të mirë. Aktorja më e mirë u shpall Natali Portman, për rolin e saj në filmin “Black Swan”.

                                                                                             2011-01-17 14:18
  [ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›