E Diel, 1 Nëntor 2026

“Grekët kërkuan 4 varreza dhe kufirin detar që të firmosin për NATO”

“Qeveria greke po bën presion te qeveria shqiptare që të pranojë kërkesat e saj në negociatat dypalëshe për demarkacionin e kufirit detar mes dy vendeve. Athina po kërcënon gjithashtu se do të refuzojë ratifikimin e MSA-së për Shqipërinë me BE-në pas një çështjeje të diskutueshme që përfshin varrezat e ushtrisë greke në Shqipëri, në atë që qeveria shqiptare e sheh si përsëritje të shantazhit të Greqisë, të përdorur kundër ambicieve të Maqedonisë për anëtarësim në NATO. Bisedimet mbi çështjen e varrezave vazhdojnë pasi raundi i fundit me 30 shtator përfundoi pa konkluzione”, i shkruante Withers Departamentit amerikan të Shtetit, sipas Wikileaks.

Withers po ashtu raporton ankesat e Ledia Hysit, drejtoreshë e çështjeve ligjore dhe marrëveshjeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Sipas Ledia Hysit, shkruan Withers “negociatat për vijën kufitare kanë hasur në problem të shumta për shkak të standardeve të dyfishta greke, të cilët përdorin metoda të ndryshme demarkacioni për pjesë të ndryshme të vijës detare, ndërsa Shqipëria ka përdorur një standard bazë në sistemin e demarkacionit të zbatuar nën konventat ekzistuese ndërkombëtare”. “Me fjalë të tjera, shqiptarët i akuzojnë grekët se po “zgjedhin qershitë” në kufijtë më të favorshëm duke përdorur metoda të ndryshme demarkacioni për pikat e ndarjes së kufirit”, shkruan Withers.

“Gjatë një prej sesioneve të fundit të negociatave në Tiranë, zyrtari grek që drejton delegacionin i dha një ultimatum homologut të tij shqiptar. Qeveria greke do të kishte vullnet të binte në kompromis mbi kufirin detar afër Korfuzit (thuhet për shkak të interesave ekzistuese të ushtrisë amerikane për të instaluar pajisje ushtarake të SHBA-ve në Jalë, në jug të Shqipërisë). Megjithatë zyrtari grek paralajmëroi delegacionin shqiptar që të bien dakord me kërkesat e tjera të tyre dhe t’i mbajnë “Fuqitë e largëta” -  që do të thotë SHBA- jashtë negociatave. Një frazë identike është përdorur edhe në Tiranë nga ambasadori grek gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm, Basha”, shkruhet në kabllogam./Start/

                                                                                             2011-09-04 07:32
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›