Wikileaks, Withers për Berishën, Topin e Ramën
TIRANE- Në një nga kabllogramet që ish ambasadori amerikan John Withers ka dërguar në Departamentin Amerikan të Shtetit, është dhe ajo e datës 24 tetor 2008, ku raporton në detaje Washingtonin për situatën politiko- ekonomike të Shqipërisë, gjatë këtij viti si dhe pozicionet politike të zyrtarëve të lartë të shtetit. Kabllogrami është dërguar pasi ambasadori Withers duhet të ketë mësuar se zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Stuart Xhons kishte planifikuar të vizitonte Tiranën.
Kabllogrami i ambasadorit Withers është koduar si “konfidencial” dhe mban datën 24 tetor 2008, gati 7 muaj para se zyrtari i lartë amerikan të vizitonte Tiranën. Xhons erdhi në Tiranë më 7 maj 2009.
Duke i uruar mirëseardhjen në Tiranë, për të cilën ai i thotë se pas “14 vitesh do ta gjeni të ndryshuar, dhe s’do ta njihni” Withers i sugjeron dhe mesazhet që zyrtari lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit duhet t’i përcjellë kryeministrit Berisha, kryetarit të PS-së Edi Rama, Presidentit Topi, dhe ministrit të Mbrojtjes Gazmend Oketa, me të cilët do të takohet gjatë qëndrimit në Tiranë.
Duke e njohur me kryeministrin Berisha, ambasadori Withers i vë në dukje eprorit të tij, se kryeministri ndodhet përballë një presioni, për shkak të hetimeve të tragjedisë së Gërdecit, “ku me shumë gjasa mund të jetë implikuar dhe djali i tij….. Kjo bën që Berisha të sillet në mënyrë antidemokratike dhe të kërcënojë prokurorët….. Berisha i duhet të dëgjojë nga ju në terma të drejtëpërdrejta se përpjeket e tij të vazhdueshme për të minuar institucionet e pavarura është e papranueshme dhe ne nuk do të qëndrojmë mënjanë duke lejuar atë të dëmtojë demokracinë ende të brishtë të Shqipërisë.” shkruan Withers.
Duke u ndalur tek Rama, Withers thotë se ai mund të jetë kryeministër i ri nëse PS fiton zgjedhjet; se Rama kërkon të marrë pushtetin me votë dhe jo me demonstrate në rrugë, megjithatë- vazhdon kabllogrami- “brenda partisë po rritet pakënaqësia sa i përket ngurrimit të Ramës për të përballur në mënyrë agresive Berishën, në lidhje me cka ndodhi në Gërdec.”
Për presidentin Topi,Withers mendon se është mbrojtësi kryesor i Prokurores së Përgjithshme nga sulmi i Berishës, dhe se antipatia e tij ndaj kryeministrit është e dukshme. Gjatë kabllogramit të tij Withers nënvizon dhe nevojën urgjente të shkatërrimit të municioneve të vjetra, të cilat përbëjnë një rrezik potencial për shqiptarët, si dhe marrjen e masave ndaj krizës botërore.
SITUATA POLITIKO- EKONOMIKE E SHQIPERISE
"Vizita juaj vjen në një kohë kur ëshë rritur pasiguria për popullin dhe veçanërisht politikën shqiptare. Shqiptarët, gjithnjë e më shumë po përqëndrohen në zgjedhjet e reja si dhe duke u përpjekur për të vlerësuar (dhe menaxhuar në avantazhet e tyre) rezultatet e hetimeve gati në përfundim të shpërthimit në Gërdec dhe korrupsionit të supozuar në projektin e rrugës Durrës-Kukës- shkruan Withers në kabllogramin e tij.
Ish ambasadori amerikan i bën me dije Stjuart Xhons se kryeministri Berisha , edhe pse ende në mënyrë të vendosur, në krye të partisë dhe qeverisë, po përballet me pakënaqësi brenda Partisë Demokratike. "Muajt e fundit, nën presionin e rritur të hetimeve, Berisha është bërë gjithnjë e më i çrregullt, duke iu turrur edhe Prokurorisë së Përgjithshme, dhe Gjyqësorit, në përpjekje për të kufizuar dëmtimin politik dhe potencialisht penal të vetes së tij, familjes dhe aleatëve të tij." Ndërsa Shqipëria "Edhe pse ende e paprekur nga kriza financiare botërore, shumë mendojnë se është vetëm cështje kohe para se të preket."
Withers sugjeron dhe mesazhet që zëvendësndihmës sekretar i shtetit në emër të Washingtonit duhet t'i përcjellë qeverisë.
"Gjatë takimeve bilaterela ju do të keni mundësinë të jepni mesazhin nga Washingtoni se përpjekjet e qeverisë për të frikësuar prokurorët, kontrolluar gjyqësorin dhe të marrë më shumë kontroll mbi Shërbimin e Inteligjencës, dhe median e lirë janë të papranueshme. Veprime të tilla jo vetëm kërcënojnë aspiratat e Shqipërisë në NATO, por gjithashtu rrezikon të krijojë dëme afatgjata për marrëdhëniet dypalëshe."- shkruan ambasadori në kabllogramin e tij ku prek një tjetër cështje të rëndësishme atë të demontimit të 100 mijë tonë municioneve të vjetra të kohës së komunizmit.
"Ju gjithashtu duhet të nxisni Kryeministrin, Presidentin, ministrin e Jashtëm dhe ministrin e Mbrojtjes të përshpejtojë përpjekjet për të pastruar Shqipërinë nga rezervat jashtëzakonisht të rrezikshme të municioneve të kohës së komunizmit."
"Berisha dhe Ministri i jashtëm Lulzim Basha nuk do të kursejnë asnjë përpjekje për të përdorur vizitën tuaj, për t'i vërtetuar shqiptarëve se marrëdhëniet bilaterale janë gjithnjë të mira. Komentet tuaja publike dhe private duhet të jenë të kujdesshme për të treguar se megjithëse ne mbetemi miq dhe aleatë të Shqipërisë ne nuk do të qëndrojmë të heshtur ndërsa qeveria përpiqet të rrokullisë prapa reformat demokratike të fituara me vështirësi." shkruan më tej Withers në kabllogramin e tij.
Më pas kabllogrami vijon me një përshkrim të detajuar të kryeministrit Berisha, liderit socialist Edi Rama, presidentit Bamir Topi, dhe ministrit të atëhershëm të Mbrotjes, Gazmend Oketa.
BERISHA
"Gjatë vizitës tuaj, takimi kryesor do të jetë me kryeministrin Berisha, i cili në mënyrë të vendosur kontrollon partinë dhe qeverinë. Një njeri që punon shumë, mikromenaxher, ku asnjë vendim i rëndësishëm brenda në qeveri nuk bëhet pa aprovimin e tij. Ne kemi çdo arsye për të besuar se përpjekjet e fundit për mbledhur fakte nga zyra e Prokurorisë së Përgjithshme dhe kërcënimi i prokurorëve me arrestim, janë aprovuar nga vetë Berisha. Ndërsa hetimi i Gërdecit është drejt fundit, ka shumë gjasa që djali i Berishës të jetë i implikuar, një rezultat që do të ishte politikisht shkatërrues për Berishën dhe të ketë pasoja të mundshme penale për djalin e tij Shkëlzen. Frika e këtij rezultati, ka të ngjarë, që po rrit sjelljen e tij antidemokratike, sjellje e cila ka mundësi të intensifikohet përsakohë hetimet vazhdojnë.
Berisha i duhet të dëgjojë nga ju në terma të drejtëpërdrejta se përpjeket e tij të vazhdueshme për të minuar institucionet e pavarura është e papranueshme dhe ne nuk do të qëndrojmë mënjanë duke lejuar atë të dëmtojë demokracinë ende të brishtë të Shqipërisë.
Berisha gjithashtu duhet të dëgjojë mesazhin se zgjedhjet e ardhshme do të jenë një tregues kyc se sa serioze është demokracia dhe se zgjedhjet e dështuara teknikisht do të shihen jo si problem i thjeshtë teknik, por si një mungesë vullneti politik, dhe serioziteti në lidhje me normat demokratike"- shkruhet në kabllogram
RAMA
Lidhur me takimin me kreun e PS-së, Edi Rama, ish-kryediplomati amerikan në Tiranë e informon z. Stjuart se po bisedon me njeriun që mund të bëhet Kryeministër. "Takimi juaj me kryetarin e bashkisë, Edi Rama do tju japë mundësi të takoni njeriun i cili mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Në dy vitet e fundit Rama punoi shumë për të rritur imazhin e partisë së tij në të gjithë vendin, me shpresën për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Rama dhe PS kanë qenë mbështetës entuziastë të aspiratave të Shqipërisë drejt NATO-s dhe të marrëdhieneve të fuqishme me Amerikën. Megjithatë, shumë vetë brenda partisë, po i rritet padurimi, me ngurrimin e Ramës për të përballur në mënyrë agresive Berishën, në lidhje me cka ndodhi në Gërdec. Në vend të kësaj Rama ka theksuar shpesh se PS duhet të punojë për të mundur Berishën dhe PD nëpërmjet zgjedhjeve. Gjithashtu Rama ka kundërshtuar përdorimin e demostratave në rrugë ose të një mocioni mosbesimi në Parlament për t'i bërë presion Berishës.Ju duhet ti theksoni Ramës rëndësinë absolute të miratimit të një Kodi Zgjedhor që Shqipëria të mund të shmangë parregullsitw në minutën e fundit që ndodhën në zgjedhjet e mëparshme, si dhe në rolin që partia e tij duhet të luajë për të siguruar zgjedhje të mira."
TOPI
Sipas ambasadorit Withers, por edhe të njerëzve brenda PD-së, Presidenti Bamir Topi shihet si personi i vetëm që mund të zëvendësojë Kryeministrin Berisha në këtë parti. "Megjithëse anëtar i Partisë Demokratike dhe i nominuar nga Berisha për postin e presidentit, antipatia e Topit për Berishën është e dukshme. Të dy vazhdojnë të mbeten rivalë të ashpër politikë dhe kanë përplasur kokat vazhdimit në muajt e fundit. Topi është mbrojtësi kryesor politik i Prokures së Përgjithshme, dhe ka punuar për të mbrojtur pavarësinë e Prokurores ndaj sulmeve të Berishës. Megjithëse shumë brenda PD dhe opozitës e shikojnë Topin si personi i vetëm brenda PD, për të zëvendësuar Berishën në krye të partisë, mbështetësit e Topit brenda PD janë relativisht të dobët dhe të corgarnizuar."
OKETA
Ministrin e Mbrojtjes ambasadori Withers e vlerëson si një njeri të qetë e të respektuar “Ndërsa duhet ta përgëzoni për reformat e mëdha, duhet ta nxisni të vazhdojë të rrisë këto përpjekje. Ai duhet të dëgjojë nga ju nevojat kritike të Shqipërisë për të përshpejtuar demontimin. Ne jemi gati të ndihmojnë në cdo mënyrë që mundemi dhe aktualisht po u afrojmë asistencë nëpërmjet EUCOM, por Shqipëria duhet të tregojë angazhimin e saj lidhur me këtë problem dhe të ecë përpara me planin e demontimit.”
(BalkanWeb)