Elbasan, plumba mbi 25-vjeçarin, ikën autori

Policia lokale bëri me dije se një shtetas i ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë shtetasin G.Kukunja, 25-vjeç, banues në Elbasan. Policia tha paraprakisht se shkak i ngjarjes janë motive të dobëta.
Menjëherë pasi ka qëlluar, autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa i dëmtuari u dërgua në Spitalin Kirurgjik Elbasan, ku mori mjekimin e nevojshëm dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, i cili u dërgua menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet ku prej një harku kohor të shkurtër, policia e Elbasanit, bëri të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Po punohet intensivisht për kapjen e tij. /Start/
2012-03-12 13:34