E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria 10 mijë $ për gratë police afgane

“Pavarësisht incidentit tё datës 20 shkurt, qё mori jetën e një ushtari tё forcave speciale shqiptare dhe plagosi rёndё njё tё dytё, Shqipëria do të vazhdojë kontributin e saj në ndihmë të popullit dhe qeverisë së Afganistanit", thekson Ministria e Jashtme.

Fondi do të shkojë për trajnimin e policeve femra tё Afganistanit. Ky projekt do tё zbatohet nga OSBE nё kuadёr tё pёrpjekjeve tё Organizatёs pёr tё forcuar kapacitetet e agjencive afgane tё zbatimit tё ligjit dhe do të mbështetet financiarisht edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Projekti pritet tё realizohet nё pranverёn e kёtij viti. Ai ёshtё pjesё e njё pakete gjithёpёrfshirёse ndihme qё OSBE do t’i japё Afganistanit nё periudhёn 2012-'14. Paketa synon tё forcojё institucionet e Afganistanit pёrpara transferimit tё kompetencave pёr sigurinё e vendit nga forcat ndёrkombёtare tek autoritetet vendore. /Start/

                                                                                             2012-03-12 13:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›