E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulme të reja në Homs, dhjetëra të vrarë

Në mesin e personave që u torturuan dhe u vranë mbrëmjen e djeshme raportohet të  jenë edhe shumë gra dhe fëmijë. Ngjarjen e rënda ndodhen në distriktin Karm el-Zeytoun.

Qeveria siriane pranoi vdekjet porse për to fajësoi “terroristët e armatosur”.

Sulmet vdekjeprurëse erdhën vetëm disa orë pasi i dërguari i Ligës Arabe dhe Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, i dha fund vizitës së tij dy ditore në Damask.

Homsi prej javësh është nën sulme të vazhdueshme pasi forcat qeveritare po përpiqen të çrrënjosin kryengritësit. Pjesë të tëra të qytetit janë shkatërruar plotësisht.

Grupi kryesor opozitar ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit për të diskuatuar në lidhje me masakrat që po kryhen në vend./Start/F. P/

                                                                                             2012-03-12 14:10
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›