Meta: Hetimi për 21 janarin të mos politizohet

I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare” në televizionin “Ora News”, Meta u shpreh se ka një përpjekje të segmenteve të caktuara politike për të përkeqësuar imazhin e institucionit të Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit. Sipas tij “akuzat e ndërsjella nuk ndikojnë pozitivisht në procesin e hetimit”.
“Unë nuk mund të pranoj se këto janë vrasje me dashje, sepse nuk e pranoj dot se ka një punonjës Garde, aq më tepër komandant Garde që të vrasë me dashje”, tha Meta.
Ai kërkoi që “ligji të zbatohet me qetësi për ngjarjen e 21 janarit”, ndërsa theksoi se “është shumë e gabuar që t’i konsiderosh këto institucione si institucione që mbrojnë qeverinë që është në pushtet”.
“Garda ka mbrojtur institucionet dhe ka bërë të njëjtën gjë edhe kur kanë qenë socialistët në pushtet. Në këtë rast unë do të ngrija pyetjen se si do të ishte perceptimi në publik në rast se në 21 janar Garda e Republikës do të ishte tërhequr dhe do të kishte lënë Kryeministrinë të merrej nga protestuesit”, pohoi kreu i LSI-së.
/Start/E.B/
2012-02-03 23:15