“Hoxha”, mbrojtja kërkon përjashtimin e trupit gjykues
Kërkesa u bë në seancën e sotme pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda nga përfaqësuesi ligjor i të pandehurit Ilir Kumbaro, i cili pretendoi për papajtueshmrinë e këtij trupi në shqyrtimin e çështjes në themel. Duket se Ilir Kumbaro, ish-punonjës i SHIK-ut do t’i shkojë deri në fund procesit gjyqësor për të sfiduar drejtësinë. Pak ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda rivendosi në mungesë masën e sigurisë së "arrestit me burg" ndaj Ilir Kumbaro, i cili aktualisht ndodhet në Angli. Të pandehur në procesin për çështjen "Hoxha", janë katër ish- punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK) sot Shërbimi Informativ Shtetëror, (SHISH) Arben Sefgjini, Avni Koldashi, Ilir Kumbaro dhe Budjon Meçe. Ata akuzohen nga prokuroria e Krimeve të Rënda si autorë të rrëmbimit me pasojë zhdukjen e shtetasit shqiptaro maqedonas Remzi Hoxha në vitin 1995 në Tiranë.