E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen tre zyrtarë të lartë për korrupsion

Policia e Tiranë, ndërmori operacionin të koduar “Prokurimi i fundit” pas një hetimi të gjatë nga ana e Prokurorisë së Tiranës. Në pranga kanë rënë shtetasit e mëposhtëm: 1.    Bujar Zenel Murati, 39-vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Zhvillimit të procedurave të Përqendruara të Prokurimit pranë Ministrisë së Brendshme.2.    Redi Agron Popescu, 31-vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, me detyrë specialist në Ministrinë e Integrimit.3.    Tahir Hajrulla Imami, 49-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, Shef i Programimit të Prokurimeve në Gardën e Republikës.4.    Artan Nargim Berberi, 43-vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, pronar i Kompanisë MALBERTEX shpk.5.    Jani Dhimitraq Gjergjefi, 49-vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë pronar i Kompanisë GJERGJEFI shpk.6.    dhe “arrest në shtëpi” për shtetasin Agur Qamil Sadiku, vjeç 47, lindur dhe banues në Berat, pronar i Kompanisë SADIKU shpk.Arrestimi i tyre është bërë pas një hetimi 4 mujor nga Departamenti për Hetimin e Krimeve dhe Njësia e Përbashkët Hetimore kundër Korrupsionit dhe Krimit Financiar pranë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë. Hetimi vërtetoi veprime korruptive të tre zyrtarëve të mësipërm, Bujar Murati, Redi Popescu dhe Tahir Imami, të cilët kanë favorizuar e përzgjedhur disa subjekte tregtare për të klasifikuar fitues në procedurat e prokurimit të datës 09.09.2009 me objekt “blerje veshje për disa institucione” me vlerë limit dhe “blerje këpucë”, në përfitim prej tyre të shumave të konsiderueshme të parave, të cilat ja kërkonin ryshfet nga 5% deri në 10 % të vlerës së limitit të prokurimit                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›