AH1N1, në rrezik për jetën një grua shtatzënë
TIRANE- Një grua 5 muajshe shtatzënë me fëmijë binjakë ndodhet në gjëndje të rëndë nga virusi AH1N1. Gazeta Shqiptare duke iu referuar Drejtorit të politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, shkruan sot se gruaja është shtruar dje në Spitalin e Mushkërive ne Tirane.Pipero informon se Ministria ka urdheruar një grup mjekesh të posacëm te ndjekin gjëndjen shëndetësore të gruas shtatzene, e cila është rasti i dytë ku virusi AH1N1 është shfaqur në gjëndje të rënduar. Vetëm pak ditë më parë një 18 vjecare, në muajin e 8- të të shtatzanisë, humbi jetën bashkë me fëmijën e saj pasi nuk arriti t'i mbijetonte virusit të gripit të derrit. Zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë informon se aktualisht janë të shtruar 6 raste të rënda, (përfshi dhe gruan shtatzënë) në Senatorium dhe në Spitalin Infektiv në QSUT.Zoti Pipero informon se gjëndja shëndetësore e 5 pacientëve të tjere është e rëndë por stabile, cka nënkupton se s'po rëndohen më shumë se sa kanë qenë në ditët e mëparshme. Pacientët janë midis moshave 35 dhe 55 vjeç.Ndërkohë dje ka nisur vaksinimi undër gripit të derrit i stafit mjekësor dhe pritet të nisë vaksinimi i kategorive të tjera në rrisk.Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që janë pjesë e këtyre kategorive të rriskuara dhe prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre, sepse vaksina nuk ka efekte të mëdha anësore.(s.g/BalkanWeb)