E Diel, 1 Nëntor 2026

Evropë, pritet të rritet numri i rasteve me “Escherichia Coli”

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën deri më tani në Gjermani dhe qindra të tjerë janë prekur nga infeksionet e shkaktuara nga kastravecët e kontaminuar.

“Shpresojmë se numri i rasteve do të vijë duke u ulur por frikësohemi se do të ndodhë e kundërta”, theksoi Oliver Grieve i Universitetit Mjekësor të Schlesëig-Holstein, ku pro trajtohen shumë të prekur.

Mendohet se kastravecë të kontaminuar të importuar nga Spanja janë origjina e epidemisë, por teste të tjera po kryen akoma. Nga ana tjetër, zyrtarët spanjollë kanë refuzuar të pranojnë fajin, duke theksuar se është ende e paqartë ku dhe kur këto perime janë kontaminuar.

Instituti kombëtar i sëmundjeve në Gjermani “Robert Koh” theksoi se deri më tani janë konfirmuar 329 raste me “Escherichia Coli” – ndërkohë që raporte të tjera flasin për deri në 1200 të prekur.

Në Suedi, autoritetet theksuan se janë konfirmuar 36 të prekur nga infeksionet, të gjithë të kthyer nga udhëtimet nga veriu I Gjermanisë.

Raste të ngjashme janë shfaqur edhe në Zvicër, Danimarkë, Holandë dhe Britani të Madhe.

Kastravecë të importuar nga qytetet e Almerias dhe Malagas janë identifikuar si origjina e mundshme e kontaminimit, theksoi një zëdhënëse e BE-së e cituar nga BBC.

/Start/F.Prroni/

                                                                                             2011-05-31 09:54
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›