E Diel, 1 Nëntor 2026

“Jerusalemi Lindor të trajtohet si kryeqytet i Palestinës”

E përditshmja izraelite, “Haaretz” thekson se raporti përfshin disa rekomandime të tjera për Bashkimin Evropian në lidhje me  qëndrimin e unionit në drejtim të Jerusalemit Lindor.

Diplomatët evropianë, shumica konsuj, gjithashtu i rekomandojnë zyrtarëve dhe politikanëve të Bashkimit Evropian të refuzojnë të vizitojnë zyrat izraelite që ndodhen përtej vijës së gjelbër dhe se ata nuk njohin çdolloj force sigurie në qytetin e vjetër dhe kudo në Jerusalemin Lindor.

Raporti, i cili është plotësuar muajin e kaluar, i është dërguar trupës kryesore diplomatike të BE-së, Komitetit të Politikës dhe Sigurisë në Bruksel. Raporti nuk është publikuar menjëherë për shkak të ndjeshmërisë së lartë të përbërësve të tij.

Raporti rekomandon gjithashtu që Bashkimi Evropian “duhet të inkurajojë shtetet arabe të njohin dimensionin multikulturor të Jerusalemit, duke përfshirë trashëgiminë hebreje dhe kristiane”.

/Start/F.Prroni/

                                                                                             2011-01-10 11:28
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›