E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekt turistik i GTZ-se ne alpet e Shqiperise

Nese do ti referohemi shifrave te zhvillimit turistik per zonen malore te Thethit rreth 65 km larg qytetit te Shkodres ato e tregojne ndryshimin gjate vitit te kaluar ishin rreth 10 mije vizitore ne masen 90 per qind te huaj te cilet shfrytezuan kullat shtepi te 22 familjeve me rreth 200 shtreter. Nderkohe qe 5 vite me pare ata qe vinin ne kete rajon te alpeve ishin vetem disa qindra.

Kontributi i GTZ-se

Nje kontribut te jashtezakonshem per gjallerimin e turizmit malor ne rajonin e Thethit ka dhene GTZ-ja gjermane. Duke bashkepunuar me banoret e zones aplikimi i projekteve konkrete ka krijuar nje infrastrukture me atraktive duke shnderruar kullat tradicionale ne guest houses. Thyerjet e paperseritshme te terrenit malor monumentet natyrore te virgjera e krejt te vecanta jane ne sinkron me mikepritjen e banoreve me menyren tradicionale te akomodimit te ushqimit te historise se zones etj.

Nga tri projekte kombetare ne nje projekt rajonal

Por pjesa e alpeve vijon dhe ne territorin e Malit te Zi dhe te Kosoves ndaj GTZ-ja kerkon qe dinamiken turistike ta shikoje jo ne tre pjese te vecanta si deri me sot por ta vijoje ne nje optike rajonale.

Zevendesdrejtori per Shqiperine i GTZ-se Ismail Beka tregon se kooperimi ne kete rast do te ishte edhe me efektiv dhe do te terhiqte nje numer me te madh turistesh.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zevendesdrejtori per Shqiperine i GTZ-se z.Ismail Beka ne bisede me Deutsche Welle-n.Deri tani GTZ-ja bashkepunonte me te tri vendet me Shqiperine Malin e Zi e Kosoven. Pra rreth alpeve ne vinim me tre projekte te vecanta. Prej ketej lindi ideja qe ky te behej nje projekt rajonal nje projekt rajonal model sepse ne fokus ka krijimin e nje shtegu qe te jete i perbashket. Nese nje turist kalon dy a tre dite ne nje zone te Shqiperise atehere kjo do te thote qe te kalosh nje tur 8 deri ne 10 dite ne rajon. Ajo qe synon ky projekt eshte qe ne rradhe te pare te krijoje nje standart minimal te lidhur me gjithe keto rajone me keto fshatra sic eshte zona e Thethit Valbones te Kelmendit te Plaves Rragamit pra ne te gjitha anet te kete nje minimum standarti per sherbimet oferten turistike si dhe nga ana tjeter te kete nje nivel sigurie.

Sipas eksperteve teGTZ-se kjo formule do te ishte me variabel dhe argetuese per vizitorin. Marketingu qe do te behej nga te tre vendet do te ishte me i dukshem dhe me joshes per ata qe pelqejne levizjen dhe qendrimin ne lartesi. Por kjo kerkon vijimin e permiresimit infrastrukturor per te lehtesuar udhetimin jo vetem nga nje rruge por nga disa te tilla. Ismail Beka permend dhe nevojen e bashkepunimit mes autoriteteve te kufirit mes tre shteteve ne krijimin e lehtesive per kalimin e turisteve.

Nevojitet bashkepunim nderkufitar ne fushen e sigurise

Kerkon vullnetin e te tre autoriteteve te rendit te policive kufitare qe te krijojne te tilla mekanizma qe p.sh. turistet kur jane ne Theth te kene te drejte te kalojne dhe ne Mal te Zi nepermjet shtigjeve te kalimit neper alpe. Ideja eshte qe te kalohet neper shtigje te cilat kane qene tradicionalisht te tilla por prej shume vitesh nuk jane te hapura nga ekzistenca e pikave kufitare. Policite e tre vendeve duhet te ndertojne mekanizma lehtesues se si turistet te kalojne ne keto shtigje - thote Beka.

Beka mendon se rasti i projektit rajonal te alpeve qe shtrihen ne tre vendet e rajonit do te kete efekte pozitive dhe per zgjimin e burimeve te tjera te turizmit malor qe shtrihen ne pjese te ndryshme te vendit. Kjo sipas tij do ta orientonte industrine turistike ne te gjithe stinet e vitit.

Krahas gjallerise se vijes bregdetare ne Adriatik e Jon sidomos ne periudhen e veres do te terhiqte turiste vendas dhe te huaj dhe ne zonat malore. Eksperienca e vendeve fqinje eshte e frytshme - thote Ismail Beka zevendesdrejtori per Shqiperine i GTZ-se gjermane.

Autor Arben Muka / Tirane

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›