E Diel, 1 Nëntor 2026

Europarlamentaret Zgjedhjet ne Kosove nuk plotesuan standardet nderkombetare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas rivotimeve qe u mbajten ne pese komuna te Kosoves shpalli rezultatet e pjeshme ne nivel vendi per secilin subjekt politik ku fituese shpallet Partia Demokratike e Kosoves e udhehequr nga Hashim Thaci. Ne keto rezultate paraprake nuk jane llogaritur votat e komunes se Mitrovices ne te cilen do te rivotohet me 23 janar.

Ne keto te dhena paraprake jane llogaritur edhe te dhenat nga rinumerimi i 40 perqind te vendvotimeve ne nivel te Kosoves.

Rezultatet paraprake

Partia Demokratike e Kosoves 32.0

Lidhja Demokratike e Kosoves 24.7

Levizja Vetvendosja 12.6

Aleanca per Ardhmerine e Kosoves 11.2

Aleanca per Kosoven e Re 7.3

Lidhja Demokratike e Dardanise 2.2

Fryma e Re 2.2

Rivotimet e se dieles ne Kosove u vezhguan nga dy mije vezhgues vendas dhe nderkombetare. Ne mesin e tyre ishte edhe nje delegacion i Parlamentit Evropian. Ata thane se megjithe perpjekjet qellimmira te shume aktivisteve dhe individeve gjate zgjedhjeve te 12 dhjetorit dhe 9 janarit procesin zgjedhor e kane percjelle defekte serioze.

bNe Kosove mungon vullneti politik per zgjedhje te mirefillta

Dy europarlamenaret Ulrike Lunacek dhe Juta Steinruck thane ne nje konference per shtyp se ne Kosove mungon vullneti politik per te zhvilluar zgjedhje te mirefillta ne pajtim me standardet nderkombetare dhe praktikat e mira zgjedhore.

Kosova duhet te ndermarre hapa te menjehershem per te permiresuar procesin e ardhshem zgjedhor per te garantuar te drejtat demokratike te qytetareve te Kosoves si dhe per te forcuar perspektiven evropiane te Kosoves u shpreh Ulrike Lunacek.

Ne te njejten linje shprehet edhe europarlamentarja tjeter Juta Steinruck e cila gjate dites se diel ishte ne nje qender votimi ne Skenderaj ku gjate procesit te numerimit te votave ka verejur parregullsi.

Ne pame dhe degjuam diskutime se cilat vota jane te vlefshme dhe cilat jo dhe nuk ishte e qarte situata. Une them se ne kete situate duhet te kete rinumerim te votave ashtu sic u rinumeruan 40 perqind te votave te zgjedhjeve te 12 dhjetorit dhe ne kete menyre te konfirmohet se cila vote eshte e vlefshme dhe cila jo tha europarlamentarja Juta Steinruck.

Delegacioni i Parlamentit Evropian shpreh keqardhjen per shkeljet e renda zgjedhore ne disa komuna si dhe procesin e sterzgjatur te numerimit te votave te 12 dhjetorit. Komisioni per ankesa tashme ka pranuar mbi 40 ankesa nga Levizja Vetvendosja per parregullsi ne zgjedhje.

Kerkohet ndjekje penale e manipuluesve te votave

Delegacioni i Parlamentit Evropian u shpreh se qe te forcohet besimi publik ne procesin demokratik elektoral duhet qe menjehere te ndermerret nje perpjekje vendimtare per ndjekjen penale te gjithe autoreve te identifikuar te mashtrimeve perfshire ketu rastet nga zgjedhjet lokale te vitit 2009.

Perfundimi i procesit te zgjedhjeve te pergjithshme ne Kosove do te marre edhe pak kohe. Kjo pasi rivotime te plota do te kete me 23 janar edhe ne komunen e Mitrovices per shkak te manipulimit te votave qe u shenua ne zgjedhjet e 12 dhjetorit te vitit te kaluar.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›