E Shtunë, 31 Tetor 2026

Giffords ende ne gjendje kritike

Edhe pse ndërhyrja kirurgjikale përfundoi me sukses, gjendja shëndetësore e kongresmenes, Gabrielle Giffords, mbetet kritike. Mjeket theksojnë se politikania amerikane ka patur një përmirësim te lehte, por duhet pritur edhe 24 ore te tjera para se te thuhet se është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ne Arizona ka njoftuar se autori i krimit është 22-vjeçari Jarred Lee Lafner, i cili kohet e fundit kishte hedhur disa video ne You Tube, ku kritikonte ashpër politikat e kësaj qeveria ne ShBA. Nga sulmi i te shtunës mbeten te vrare 6 persona ndërsa 12 te tjerë kane marre plage te renda ne trup. Ne momentin e atentatit, Giffords po mbante një takim me elektoratin e saj ne një dyqan ushqimor ne Tuskon. Pasi plagosi ne koke përfaqësuesen e kongresit Gifford, autori i krimit ka qëlluar edhe mbi punonjësit e stafit te saj, duke vrare gjashte vete, e duke i plagosur 11 te tjerë. Ai u arrestua ndërsa tentoi te mbushte serish armen e krimit. I menjëhershëm ka qene edhe reagimi i shtëpisë se bardhe qe ka cilësuar atentatin ndaj kongresmenes si një atentat ndaj ShBA-ve. Gabrielle Giffords është zgjedhur për here te pare ne vitin 2006 dhe ka hyre ne histori si gruaja e trete kongresmene nga Arizona. Ajo është e martuar me astronautin e njohur te NASA-s Mark Kelly.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›