E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhje te qeta por me pjesemarrje te ulet Rivotimet e 9 Janarit ne Kosove

Pjesemarrje shume me e ulet e qytetareve u shenua ne zgjedhjet e pjesshme qe u mbajten ne tri komunat ku u zhvillua procesi i rivotimit ne Skenderaj Drenas Decan dhe ne dy vendvotime ne Lipjan dhe Malisheve. Ne Skenderaj dhe Drenas ne zgjedhjet e 12 dhjetorit pjesemarrja e qytetareve ne votime ishte mbi 90 perqind. Ky proces u shpall jo i rregullt ndersa ne rivotimet me 9 janar pjesemarrja ne keto dy komuna ishte rreth 60 perqind. Ne komunen e Decanit ishte rreth 50.

Ismet Kryeziu nga rrjeti i organizatave joqeveritare qe monitoruan rivotimet e 9 Janarit thote se ky proces ishte me i mire sesa ne zgjedhjet e 12 dhjetorit. Vete pjesemarrja me e ulet e votuesve ne kete proces tregon se nuk mund te krahasohet me diten e 12 dhjetorit qe do te thote se rivotimet e 9 Janarit jane me te rregullta edhe pse ka pasur disa parregullsi thote Ismet Kryeziu.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje punonjes i Komisionit Zgjedhor me kutite e votimit

Reagime nderkombetare dhe nga partite kosovare

Per nje proces me te rregullt zgjedhor flet edhe shefi i zyres civile nderkombetare Peter Faith i cili kordinoi ekipet nderekombetare te vezhguesve. Deri me tash kam pershtypje te mira mirepo dua te jem i kujdeshem ne gjykimin tim perfundimtar. Ndersa sa i perket manipulimit me vota sic kam thene edhe me heret kjo nuk do te jete ne sherbim te imazhit te Kosoves thote Peter Faith.

PDK menjehere pas permbylljes se rivotimit shpalli fitoren ne komunat Drenas dhe Skenderaj. Nenkryetari i kesaj partie Hajredin Kuci thote se ky rezultat ka qene i pritshem per partine e tij.

Natyrisht qe rezultati ka qene i pritur per PDK-ne dhe eshte nje rezultat i fuqizimit te partise sone dhe i fuqizimit te legjitimitetit demokratik te zgjedhjeve ne teresi ne Kosove thote Hajredin Kuci.

LDK e cila vazhdimisht konteston rezultatet e zgjedhjeve te pergjithshme te 12 dhjetorit dhe qe akuzon per manipulime PDK-ne thote se akuzat e tyre per manipulime te zgjedhjeve te 12 dhjetorit ne rajonin e Drenices u provuan. Keshtu thote sekretari i pergjithshem i LDK-se Ismet Beqiri Ne dy komuna ne Skenderaj dhe Drenas dalja ne votimet e 9 Janarit eshte diku per 30 mije votues me pak qe eshte nje shifer e madhe per dy komuna jo edhe shume te medha.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hajredin Kuci

Perseritje te zgjedhjeve edhe ne Mitrovice

Pas rivotimit te se dieles ne pese komuna te Kosoves rivotime do te kete edhe ne nje komune tjeter ne Mitrovice ne 24 vendvotime per shkak te parregullsive qe u shenuan ne zgjedhjet e 12 dhjetorit mirepo akoma nuk eshte caktuar data per kete rivotim. Ky vendim eshte marre nga Gjykata Supreme e Kosoves pas ankesave te Levizjes Vetevendosje e cila ishte shprehur e pakenaqur me vendimin paraprak te Panelit per Ankesa dhe Parashtresa qe rrezonte pretendimet e saj per manipulime ne komunen e Mitrovices.

Vendimi i Gjykates Supreme per perseritjen e pjesshme te votimeve edhe ne Mitrovice ka shtyre partite politike qe te kerkojne perseritjen e zgjedhjeve ne te gjithe territorin e Kosoves. Mirepo keto kerkesa kundershtohen nga Partia Demokratike e Kosoves e udhehequr nga Hashim Thaci. Analistet thone se perseritja e votimeve edhe ne komunen e Mitrovices do ta vonoje krijimin e qeverise se re.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›