Argjentinë, Fernandez feston fitoren e thellë

Zonja Fernandez siguroi rreth 54% të votave, teksa konkurrenti i saj më i afërt, Hermes Binner, mori vetëm 17 % të tyre.
Fernandez tha para mbështetësve të ngazëllyer në Buenos Aires se ajo dëshironte ta ruante ritmin e rritjes ekonomike të Argjentinës.
Ajo po ashtu bëri një referencë emocionale për bashkëshortin e saj të fundit, ish-Presidentin Nestor Kirchner, i cili humbi jetën një vit më parë. Nestor Kirchner ishte President i Argjentinës nga viti 2003 në vitin 2007, kur edhe u largua nga politika për t’i lënë vendin bashkëshortes në postin e Presidentes.
Kritikët e Presidentes thonë se ajo përfitoi nga një opozitë e dobët dhe e përçarë në këto zgjedhje. 58-vjeçarja ka kryesuar rritjen e madhe ekonomike të vendit dhe ka ndjekur politika sociale tepër popullore./Start/F. Prroni/
2011-10-24 09:54