E Shtunë, 31 Tetor 2026

“L. A. Times”: Në Izrael po rritet racizmi dhe diskriminimi

Sipas gazetës, në vend ka valë intolerance kundrejt racave, besimeve, dhe pikëpamjeve të ndryshme.

“Los Angeles Times” nënvizon një sërë çështjesh sociale tepër të diskutuara në Izrael javët dhe muajt e fundit, përfshirë edhe një letër të rabinëve, e cila ndalon shitjen apo dhënien e shtëpive me qira tek arabët, deklaratat kontraverse të ministrit të Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman, si dhe politikat zyrtare të Izraelit kundrejt punëtorëve emigrantë.

Në të artikullin “valë të intolerancës”, izraelitët përshkruhen si njerëz që merren me “identitetin kombëtar dhe karakterin e tyre”, duke shtuar se tek disa persona “koha e rritjes së intolerancës është e habitshme”.

“Numri i sulmeve terroriste të vitit të kaluar ishte më i vogli në më shumë se një dekadë, dhe ekonomia izraelite po rritet me shpejt se ajo e shumë vendeve të tjera”, shkruan “Los Angeles Times”.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-01-24 17:44
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›