E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, vendi në greva gjatë gjithë javës

ATHINË- Edhe këtë javë Greqia do të jetë e përfshirë nga grevat, njofton media e vendit ballkanik.
Farmacitë sërish nuk do të punojnë prej ditës së mërkurë deri të premten për shkak të një projektligji për liberalizimin e këtij profesioni, ndërkohë që shoferët e transportit qytetar do të vazhdojnë me protestat me ndalesa periodike të punës në intervale të ndryshme brenda ditës.
Autobusët në Athinë nuk do të qarkullojnë prej orës 11:00 deri në orën 16:00, sipas orës lokale.
Punonjësit e transportit protestojnë kundër planeve të qeverisë për zvogëlimin e pagave dhe ristrukturimin e sektorit.
Grevë për nesër ka paralajmëruar edhe aviacioni civil.
Të enjten do të zhvillojnë një grevë edhe inxhinierët të cilët protestojnë kundër liberalizimit të profesionit.

(d.b/MIA/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›