E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnje, dy tëvdekur nga virusii gripit H1N1

SARAJEVË- Dy pacientë, njëri prej të cilëve fëmijë humbën jetën në dy klinika në Bosnje-Hercegovinë si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga virusi i gripit H1N1, njoftoi sot media lokale duke cituar burime mjekësore.

Këta e çojnë në shtatë numrin e të vdekurve si pasojë e virusit të gripit H1N1 regjistruar në vend që prej fillimit të muajit janar.

''Infektimi nga virusi i një fëmije dy vjeç, i cili humbi jetën në një klinikë pediatrike në Sarajevë, u konfirmua nga një test'', deklaroi Jelena Ravlija, një zyrtare e Institutit lokal të shëndetit publik, cituar nga media.
Një tjetër viktimë, humbi jetën sot në një spital të Banja Lukas ku u shtrua më 18 janar nga një pneumoni e rëndë, njoftoi agjencia e lajmeve ''Fena'' duke cituar burime spitalore.

''Që prej fillimit të muajit janar, rreth 200 persona u shtruan në klinikat në Bosnje-Hercegovinë për shkak të komplikacioneve të lidhura me gripin H1N1'', sipas burimeve spitalore.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›