Avioni kinez i ndërtuar me pjesë nga avioni i rrezuar amerikan?

Admirali Davor Domazet-Loso, kreu i ushtrisë kroate në atë kohë, thekson se agjentë kinezë morën pjesë të një avioni F-117, të rrëzuar në vitin 1999.
Ky avion i pakapshëm nga radari është qëlluar dhe rrëzuar nga raketa anti-ajrore serbe gjatë kohës që NATO-ja bombardonte Serbinë, në përpjekje për ta detyruar që të tërhiqet nga Kosova.
Avioni kinez i pakapshëm nga radari, J-20, kreu testin e parë më herët gjatë këtij muaji. Aktualisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i vetëm me një avion të pakapshëm nga radari, plotësisht operativ.
Rrëzimi i avionit F-117 në vitin 1999 gjatë bombardimeve të NATO-s përbën rastin e parë të goditjes së një avioni të tillë.
Zyrtarë ushtarakë dhe ekspertë besojnë se disa pjesë të këtij avioni e gjeten veten në duart e kinezëve, të cilat i mundësuan Kinës të zhvillonte teknologji të ngjashme.
“Asokohe, shërbimet tona të inteligjencës raportuan se agjentë kinezë kanë shkuar në rajonin ku u rrëzua F-117, duke blerë pjesë të avionit nga fermerët lokalë”, theksoi admirali, Domazet-Loso për agjencinë e lajmeve Associated Press.
“Ne besojmë që kinezët i përdorën këta materiale për të fituar një pasqyrë të teknologjive të këtyre avionëve, dhe pastaj për ti imituar”, theksoi admirali.
Edhe burime ushtarake serbe konfirmojnë se disa pjesë të avionit kanë përfunduar në duart e ushtrive të huaja. Ndërsa Alexander Neill, kreu i Programit të Sigurisë për Azinë, theksoi se kjo gjë ishte më se e mundshme teksa Kina kishte një marrëdhënie të ngushtë me Serbinë.
/Start/Fatjon Prroni/
2011-01-24 18:26