E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalet rritja ekonomike e Kines ne 2012

Ekonomia e dytë më e madhe në botë ajo kineze ka shënuar rënie në tremujorin e parë të këtij viti. Zyra e statistikave të Kinës ka publikuar të dhënat për periudhën e parë të vitit ku ka raportuar një rritje vjetore të ekonomisë me 8,1% nga 8,9% në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Ky është ngadalësimi më i madh i ekonomisë kineze në tre vitet e fundit që nga viti 2009. statistikat paraprake zyrtare tregojnë se gjatë periudhës së parë tremujore GDP e vendit ka arritur në 1,72 trilonë dollarë.

Sipas shifrave të qeverisë kineze shkaku kryesor i rrudhjes së ekonomisë ka qenë rënia e kërkesës globale për eksportet në tregjet kryesore botërore të indistrisë kineze, kryesisht tregu Europian dhe ai i SHBA. Por mbi shifrat ekonomike ka ndikuar edhe dobësimi i tregut imobiliar, që deri tani ka qenë një nga sektorët që ka udhëhequr rritjen ekonomike të Kinës. Sipas zëdhënësit të zyrës statistikore të Kinës, ritmet e rritjes ekonomike kanë qenë të moderuara në tremujorin e parë për shkak të sfondit të ashpër global dhe kushteve të reja në zhvillimin e vendit. Gjithsesi sipas të dhënave të Pekinit   të tjera të dhëna makroekonomike rezujtojnë pozitive.

 Kështu prodhimi industrial i muajit mars  është rritur me 11,9% kundrejt pritjeve me 11,5%, shitjet me pakicë të muajit të kaluar janë rritur me 15,2%. Për vitin 2012 dy organizmat  financiar më të mëdhenj global si Banka Botërore dhe FMN kanë ulur parashikimet për ecurinë e ekonomisë duke vlerësuar një rritje me 8,2%.  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›