E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia ndihmë për biznesin, 200 mijë euro për ato të vogla e të mesme

Edhe pse në krizë vendi ynë fqinj Italia do te financoje nje grant prej 200 mije eurosh per zhvillimin dhe mbeshtetjen e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme. Këtë e deklaroi drejtori i Agjencise per Promovimin dhe Nderkombetarizimin e Ndermarrjeve italiane, Francesco Vitulli. Sipas Vitullit ky investim do të mbështes SME-të përballë efekteve të krizës.
 

“Ndermarrjet e vogla dhe te mesme zene pjesen me te madhe te sipermarrjes se lire shqiptare, ndaj ne e shohim te arsyeshme mbeshtetjen e ketij sektori. Sipas udhezimeve te BE-se, menyra me e mire per te perballuar efektet negative te krizes, eshte qe bizneset te investojne ne teknologji per te nxjerre gjithnje produkte te reja ne treg dhe te jene me konkurrente ne tregjet nderkombetare”u shpreh ai.
 

Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise, Nikolin Jaka ndërkohë vlerësoi projektin.
Qellimi kryesor i projektit eshte krijimi i inkubatoreve per kompanite e vogla dhe te mesme te cilat kane ide te reja dhe inovative. Formimi dhe trajnimi i personelit per kete qellim do te jete pjese e investimit.


Projekti per rritjen e Novacionit dhe Teknologjise do te mbeshtese ndermarrje te ndryshme ne Shqiperi dhe Bosnje. Qellimi eshte hedhja ne treg e produkteve te reja dhe trajnimi i personelit te ndermarrjeve per rritjen e cilesise se sherbimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›