E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ letër lexuesve: Ndëshkim në raste shkeljesh

Kompania Cez Shpërndarje merr masa për ti dhënë fund mbifaturimeve të shumta. Në këtë mënyrë të gjithë lexuesve u është dërguar një letër ku i kërkohet që të kenë kujdes gjatë punës së tyre, pasi në rast shkeljesh do të merren masa kundrejt tyre. Sipas kompanisë CEZ të gjitha këto ndryshime janë bërë në kuadër të rritjes së performancës dhe cilësisë së shërbimit që u ofrohet klientëve. Aktualisht Cez Shpërndarje ka marrë masa duke pushuar nga puna 90 lexues, janë paralajmëruar 160 dhe u është bërë vërjetje 260 të tjerëve. Në letrën e dërguar lexuesve theksohet se duke qënë pjesë e një strukture shumë të veçantë të kompanisë, ata do të vazhdojnë të jenë nën vëmendjen e stafit drejtues. Sipas Cez gjatë kësaj periudhe janë marrë masa disiplinore dhe disa punonjës janë pushuar për performancë të dobët dhe në disa raste për përfshirje në afera korruptive. Ndërkohë që për çdo pakorrektesi në kryerjen e detyrës që ka të bëje me (mbifaturim, nënfaturim i qëllimshem etj )do të pasohet nga masa përkatëse në përputhje me proçedurat e departamentit të Burimeve Njerëzore të kompanisë. Gjithashtu në letër citohet se lexuesit do të jenë nën vëzhgim si dhe do të kryen kontrolle të vazhdueshme në mënyrë që të zbatohen e të përmirësohen proçeset e punës dhe për të plotësuar objektivat afat-shkurtra të kompanisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›